Home / Sport / Skëndërbeu largohet me nder nga Liga e Kampioneve

Skëndërbeu largohet me nder nga Liga e Kampioneve

Pas këtij eliminimit, skuadra e Skënderbeut do të garoj në raundin e 4-të të kualifikimeve në Europa Ligës që zhvillohet me 22 dhe 29 gusht.

Skënderbeu i Korçës nuk ka arritur për pak që të befasojë në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Ligës së Kampioneve ndaj Shakhter Karagandy.

Ekipi korçar arriti të shënon fitore me rezultat 3:2 në stadiumin “Qemal Stafa” kundër ekipit kazak, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar në rrethin e fundit kualifikues në Ligën e Kampioneve, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të thellë prej 3:0 për skuadrën nga Kazakistani.
Goli i Tomiq ’9 dhe dy golat e Shkëmbit ’20 dhe ’29 “i dhanë kualifikimin” për 30 minuta skuadrës së Mirel Josës, por pak para fundit të pjesës së parë ëndrrën u’a ndërpreu skuadra mike e cila shënoi përmes sulmuesit Khizhnichenko.

Në pjesën e dytë Skënderbeu orvatej të regjistronte ndonjë rast shënimi, por kur kjo pritej të ndodhte atëherë në skenë vjen Bayzhanov i cili shënon në minutën e 67-të, për t’i shuar ëndrrat e korçarëve për një kualifikim të mundshëm.
më në fund trajneri Lika ka vendosur që në fushë ta inkuadroj dhe futbollistin shkupjan Muzafer Ejupi, i cili si zëvendësues në minutën e 64-të, zëvendësoi Mario Morinan. Në këtë pjesë lojë Ejupi kishte disa raste shënimi, por që nuk u konkretizua me gol.
Pas këtij eliminimit, skuadra e Skënderbeut do të garoj në raundin e 4-të të kualifikimeve në Europa Ligës që zhvillohet me 22 dhe 29 gusht.
E në anën tjetër Agim Ibraimi dhe ekipi ku ai po luan, Maribor kanë barazuar pa gola me APOEL (0:0), por për faktin që në ndeshjen e parë rezultati ishte 1:1, ka bërë që Ibraimi të sigurojë garat në grupe të Ligës së Kampioneve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *