Home / Sport / Sot nis sezoni ri, Shkëndija pret Horizontin

Sot nis sezoni ri, Shkëndija pret Horizontin

Në sezonin e ri, 20113/14 në Ligën e Parë do të garojnë edhe 3 ekipe shqiptare – KF Shkëndija, KF Renova dhe KF Gostivari. Që të tre ekipe me ambicje të ndryshme qasen në sezonin e ri. KF Shkëndija pasi konfirmoi sonzorin e klubit (Ecologun) tani ka filluar që të grumbullojë futbollistët me përvojë që në sezonin e parë të krijohen kushte për dalje në Evropë.

Java e parë e futbollit elitar do të jetë mjaft mbresëdhënëse, pasi që shumica e skuadrave ka kryer pjesën përgatitore dhe pret sfidat e sezonit të ri. Në sezonin e ri, 20113/14 në Ligën e Parë do të garojnë edhe 3 ekipe shqiptare – KF Shkëndija, KF Renova dhe KF Gostivari. Që të tre ekipe me ambicje të ndryshme qasen në sezonin e ri. KF Shkëndija pasi konfirmoi sonzorin e klubit (Ecologun) tani ka filluar që të grumbullojë futbollistët me përvojë që në sezonin e parë të krijohen kushte për dalje në Evropë. Të parët që firmosën janë: Nebi Mustafi dhe Muharrem Bajrami, ndërsa pas tyre reaguan edhe Burhan Emrullai dhe Ardian Nuhiu. Nëse për Emrullahun ishte një rikthiminë klubin amë, Nuhiu ishte në përgatitje me KF Shkupi dhe kishte paraqitje jashtëzakonisht të mira. “Jemi ndarë në mënyrë të drejtë me KF Shkupi, pasi që kishim marrëveshje se nëse ka ndonjë ofertë nga skuadrat e Ligës së Parë ose jashtë vendit, nuk do të kem pengesa që të realizojë transferimin. Natyrisht se jam i emocionuar me kthimin tek Shkëndija, ku pritet të jetë një konkurencë e jashtëzakonshme, ndërsa KF Shkupit i dëshiroj që sa më shpejt të jetë pjesë e Ligës së Parë”, tha Nuhiu. Në ‘roster’-in e KF Shkëndija do të jenë edhe Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Bujamin Shabani, Burhan Aliu dhe brenda javës së ardhshme janë paralajmëruar edhe disa lëvizje të mëdha në merkato , me çka skuadra tetovare do të jetë në mesin e ekipeve që do të pretendojnë kreun e Ligës së Parë. Në këtë drejtim, do të mbështeten tek përvojë e Gjore Jovanovskit, i cili nëse mban kriterin nga e kaluara, atëherë shumë shpejtë do të ketë një disiplinë të jashtëzakonshme dhe punë e zëllshme tek skuadra tetovare, mirëpo edhe përmirësim të infrastrukturës ose kushteve për futbollistët. Testi i parë i KF Shkëndijës do të jetë kundër Horizont Turnovës, e cila ishte përfaqësuesi i fundit i Maqedonisë në garat evropiane, duke u ndalur në raundin e tretë në Ligën Evropa nga Hajduku i Splitit.
Tek Renova është një storje tjetër. Kampi i Renovës kreu me sukses përgatitjet dhe në ditët e fundit ishte duke u stërvitur në Tetovë në pritje të sfidës së parë , kundër Napredokut në Kërçovë. Skuadra e Renovës në afatin kalimtar është përforcuar me disa futbollist nga fqinjët e parë ekipi Shkëndija si Mexhit Neziri, Elmedin Rexhepi, Nenad Mishkovski dhe Mirand Maksuti nga Tearca, por edhe disa futbollist nga ekipi i juniorëve. Skuadra nga Xhepçishti me fondin e futbollistëve , por edhe përforcimet e reja, pretendon kreun e tabelës së klasifikimit.
“Ne vazhdiisht jemi në garë për kreu e tabelës së klasifikimit dhe sigurimin e pjesëmarrjes në garat evropiane. Kursi është i vendosur dhe mezi presim përballjen e parë , në Kërçovë kundër Napredokut, tha mes tjerash Qatip Osmani.
Skuadra nga Xhepçishti kishte përgatitje të mira në Ohër, ku arriti të zhvillojë disa ndeshje miqësore. Renova mundi bindshëm anëtarët e Ligës së Dytë, Rufea M (5-1) dhe Xhepçishtin (4-0), ndërsa u ndal me barazim me anëtarin e ri të Ligës së Parë, Gostivarin. Testi i parafundit ishte Zajazi , të cilën e mundën me 3-1, ndërsa u ndalën me barazim 2-2 kundër Sileksit. Në bazë të rezultateve të arritur dhe formës së treguar në këtë periudhë, Renova mund të kërkojë pikë maksimale në Kërçovë kundër Napredokut.
Ndërkohë anëtari i ri i Ligës së Parë, Gostivari , në sezonin e parë do të pretendojë që të sigurojë mbijetesën e pastaj ,ndërsa nëse jipet ndonjë mundësi , do të garojë edhe për skenën evropiane. Ajo që ishte brenga kryesore e drejtuesve të klubit nga Gostivari ishte stadium ku do të zhvillohen ndeshjet e tyre, pasi stadium në Gostivar nuk plotëson kushtet e garimit të FFM-së. Obcioni I parë për javën e parë është plotësuar, pasi KF Drita ndihmon KF Gostivarin , duke e lejuar që të zhvillojë ndeshjet e Ligës së Parë, deri në kompletimin e kërkesave të FFM-së për stadiumin në Gostivar (mungesa e ulësve). Kryetari i KF Gostivari, Vesel Memedi, beson se skuadra e tij do të jetë gati për sfidën e parë kundër Bregallnicës së Shtipit. “Ndeshjen e parë e kemi këtu si nikoqir me Bregallnicën e Shtipit dhe besoj se do të kemi tifoz të mjaftueshëm në përkrahje të ekipit në elitën e futbollit”, tha Memedi. Në përgatitjet Gostivari zhvilloi disa ndeshje kontrolluese. Fillimisht u ndal me barazim 1-1 kundër Renovës, që më vonë të deklasojë Karaormanin me 5-0 dhe të mund Napredokun në Kërçovë me 3-0. Kjo flet se skuadra e Gostivarit , nëse vazhdon në këtë tempo mund të jetë befasia më e këndshme e Ligës së Parë.
Në konkurencën e skuadrave të tjera, në garën për titullin e kampionit, do të luftojnë edhe Vardari, Metalurgu dhe Rabotniçki. Ndërkohë skuadrat e tjera do të bëjnë një luftë të madhe për mbijetesë, pasi në sezonin e ardhshëm, Liga e Parë do të numërojë vetëm 10 ekipe, ndërsa sivjet do të duhet të largohet 4 skuadra nga elita vendore e futbollit.
Të gjitha ndeshjet e javës së parë do të zhvillohen më 4 gusht, me fillim në orën 18.00, përveç takimit në Shkup, ku Vardari takohet më Makedonija Gj.P., e cila fillon në oërn 20.00.

‘Ballistët’, koreografi speciale për Ecologun

Sipas futbollistit Artim Pollozhani, tifo grupi “Ballistët” kanë paralajmëruar festë të madhe dhe me një koreografi befasuese kushtuar sponsorit të ri “Ecolog”. “Ndeshja e parë kundër Turnovës do të jetë shumë me rëndësi, ndërsa se kush do të luajë në këtë ndeshje ka shumë pak rëndësi. Kjo do të jetë si ndeshje feste, ku “Ballistët do të përgatisin një koreografi jashtëzakonisht të mirë, për kompaninë “Ecolog”, e ku ne do të japim maksimumin”, ka thënë Pollozhani.

Java I, ora 18.00 (4 gusht)
Shkëndija – Horizont T.
Napredoku – Renova
Gostivari – Bregallnica
Metalurg – Rabotniçki
Pelister – Euromilk
Vardar – Makedonija Gj.P. (ora 20.00)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *