Home / Lajme / Maqedoni / Stano: BE-ja pret që të plotësohen të gjitha pikat e marrëveshjes nga 1 marsi

Stano: BE-ja pret që të plotësohen të gjitha pikat e marrëveshjes nga 1 marsi

27 gusht-Zëdhënësi i Fyles gjithashtu e konfirmoi deklaratën e djeshme të eurokomisarit për rezultatin e punës së Komisionit për hetimin e ngjarjege në Kuvend, duke theksuar se KE-ja është e qartë se i pret aksionet vijuese dhe implementimin e konkludimeve dhe rekomandimeve nga ky raport

Raportuesi në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë, Riçard Hovit, e përshëndeti marrëveshjen e Komisionit për hetim të ngjarjeve në Kuvend në vendin tonë, me qëllim të ndriçimit të ngjarjeve në dhe rreth parlamentit të Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit të kaluar. Në deklaratën për korrespondentin e MIA-s nga Brukseli, eurodeputeti britanik theksoi se ai i nashkangjitet komentit të djeshëm të komisarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, se konkludimet e komisionit ad-hok janë “të suksesshme dhe konstruktive”.

“Fillimisht do të doja ta studioj marrëveshjen në hollësi. Por, megjithatë, nuk hamendem për ta përshëndetur marrëveshjen e suksesshme të komisionit ad-hok, të arritur me konsensus, posaçërisht që është pjesë e marrëveshjes politike të arritur më 1 mars, me qëllim të tejkalimit të krizës politike në vend, në çka edhe unë isha i involvuar”, thotë Hovit për MIA-n.

Sipas raportuesit tnga Europarlamenti për Maqedoninë, kënaqësia që ndjen ai, por që ekziston edhe në Union për shkak se marrëveshja për ndriçimin e ngjarjeve të vitit të kaluar është arritur me konsensus ndërmjet dy partive më të mëdha politike tek ne.

“Bisedova me njërin nga anëtarët e Komisionit për rrjedhën e punës së tij dhe për këtë arsye nuk hezitoj të them se jam i kënaqur nga marrëveshja e arritur, që është e shkëlqyeshme për eurointegrimet e vendit”, shton Houit.

Në pyetjen për ta komentuar refuzimin e LSDM-së opozitare që të mbahen zgjedhje të parakohshme këtë vjeshtë, që u ofroi kryeministri Nikolla Gruevski, e që në insistim të Branko Cërvenkovski edhe u gjend në marrëveshjen e 1 marsit, në të cilën nënshkrim vuri edhe ai, eurodeputeti Houit me përgjigje:

“Nuk është e imja, e as e dikujt nga BE-ja të komentojë për ofertën dhe refuzimin e zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë arsye, këtë pjesë nuk do të doja ta komentoj”, thotë eurodeputeti nga Britania e Madhe.

Për atë se çka do t’i sjellë pozitivisht kjo marrëveshje Maqedonisë në raport me Brukselin zyrtar, Houit është decid:

“Jam i bindur se konkludimet e komisionit ad-hok për ngjarjet në Kuvend të 24 dhjetorit të vitit 2012 do të kenë ndikim tek Komisioni evropian për sjelljen e raportit pozitiv për vendin muajin e ardhshëm. Nik do të doja të komentoj nëse, dhe a do të ketë rekomandim të ri për fillim të negociatave inkuadruese të vendit tuaj me BE-në, por jam i sigurtë se e tërë kjo sjell të mira dhe jam i bindur se do të ndikojë pozitivisht edhe lidhur me rekomandimin”, konkludon anëtari britanik i Parlamentit evropian dhe raportues për Republikën e Maqedonisë.

Komisioni Evropian pret që të plotësohen të gjitha pikat nga marrëveshja e 1 marsit, me të cilën ishte zgjidhur kriza politike në Republikën e Maqedonisë dhe lidhur me mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në vendin tonë. Këtë në deklaratë për korrespondentin e MIA-s nga Brukseli, sot e konfirmoi Peter Stano zëdhënës i komisarit për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle.

I pyetur që ta komentojë refuzimin e partisë opozitare LSDM-së që në vjeshtë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat i ofroi kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa ishte kërkesa e tyre e fuqishme dhe u gjend në marrëveshjen që e ndërmjetësonte edhe Fyle, së bashku me eurodeputetë Riçard Hovit dhe Jerzhu Buzek, zëdhënësi i njeriut të parë për zgjerimin e Unionit me përgjigje: “Marrëveshja e 1 marsit, ku ndërmjetësonte edhe Komisioni Evropian së bashku me Parlamentin Evropian është i rëndësishëm dhe ne presim që ë njëjta të implementohet lidhur me të gjitha pikat. Ne kujtojmë se është e rëndësishme që të gjithë edhe Qeveria dhe opozita të sigurojnë që të gjitha pikat e kësaj marrëveshje të implementohen sa më shpejt që është e mundur, është konkret Stano.

Zëdhënësi i Fyles gjithashtu e konfirmoi deklaratën e djeshme të eurokomisarit për rezultatin e punës së Komisionit për hetimin e ngjarjege në Kuvend, duke theksuar se KE-ja është e qartë se i pret aksionet vijuese dhe implementimin e konkludimeve dhe rekomandimeve nga ky raport

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *