Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski: Bankat të bëjnë përpjekje, të gjejnë klientë të mirë

Stavreski: Bankat të bëjnë përpjekje, të gjejnë klientë të mirë

12 gusht-Rritja e kredive në Maqedoni, ashtu siç vlerësoi në intervistën e mbrëmshme për RTM-në, është diçka më e mirë nga ajo në rajon, por i pamjaftueshëm.Zëvendëskryeministri konsideron se që të ketë rritje më të madhe të aktivitetit ekonomik, janë të nevojshme edhe më shumë kredi në ekonomi.

Bankat në Maqedoni kanë mjaft mjete likuiduese që të kreditojnë. Duhet të bëjnë përpjekje, të gjejnë klientë të mirë, jo vetëm të presin ato t’ju vijnë, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski.

Rritja e kredive në Maqedoni, ashtu siç vlerësoi në intervistën e mbrëmshme për RTM-në, është diçka më e mirë nga ajo në rajon, por i pamjaftueshëm.

Zëvendëskryeministri konsideron se që të ketë rritje më të madhe të aktivitetit ekonomik, janë të nevojshme edhe më shumë kredi në ekonomi.

“Tani për tani kryesisht kreditë që i siguroi Qeveria përmes Bankës Investuese Evropiane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë ato që u miratohen firmave. Me siguri një pjesë kishte sqarim në kushtet e përgjithshme në Evropë ku ato nuk ishin të tillë që të mund të vazhdohet me aktivitetin kreditues në mënyrë si më parë, por megjithatë bankat duhet të bëjnë përpjekje, të gjejnë klientë të mirë, jo vetëm të presin t’ju vijnë klientët e mirë. Një pjesë e masave tona ka ndihmuar të zvogëlohen shkallat tatimore të plasmaneve të bankave me vetë atë që i zvogëluam shkallat tatimore të shënimeve shtetërore, Banka popullore ka ndihmuar në pjesën e instrumenteve të politikës monetare, ka liruar likuiditet plotësues për bankat ta plasojnë”, theksoi Stavreski.

Ai shprehu bindje se në vjeshtë dhe në vitin e ardhshëm do të ketë aktivitet të rritur kreditues. Ministria e Financave dhe bankat, potencon, do të vazhdojnë të punojnë në të.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *