Home / Lajme / Maqedoni / Stein është drejtori i ri i USAID në Maqedoni

Stein është drejtori i ri i USAID në Maqedoni

Shkup,14 Gusht – James Stein është drejtori i ri i misionit të USAID në Maqedoni. Ai përmes një ceremonie këtë javë filloi mandatin e drejtimit të këtij misioni. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ndihmës administratori i USAID për Evropë dhe Evroazi, Aleksandar Pejxh.

Drejtori i ri do të jetë përgjegjës për menaxhimin e programeve të agjencisë për përkrahjen e përpjekjeve të Maqedonisë për të forcuar kapacitetet dhe praktikat demokratike dhe institucionale, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Stein vjen në Maqedoni nga pozicioni i zëvendës – drejtorit të misionit të USAID në Afganistan. Ai ka nisur karrierën diplomatike si nëpunës në Departamentin Amerikan të Shtetit në vitin 1987.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *