Home / Lajme / Maqedoni / ‘Ta pastrojmë Tetovën’, akcioni i pastrimit të varrezave myslimane (VIDEO)

‘Ta pastrojmë Tetovën’, akcioni i pastrimit të varrezave myslimane (VIDEO)

Tetovë, 03 Gusht – Pastrimi i varrezave myslimane të qytetit është pjesë akcionit për pastrimin e përgjithshëm të qytetit ” Ta pastrojmë Tetovën” ku brenda një viti komuna në bashkëpunim me NPK dhe partnerë të tjerë planifikon pastrimin e hapësirave publike, oborreve të institucioneve, rrugëve, deponive të egra të qytetit dhe lumin Shkumbin.

Sot në organizim të komunës së Tetovës dhe NPK u zhvillua aktiviteti për pastrimin e varrezave myslimane të qytetit. Gjatë këtij aktiviteti u pastruan pjesë nga mbeturinat e hedhura, u larguan shkurret dhe bari i egër si dhe u lanë rrugët përreth varrezave të qytetit. Gjatë dy ditëve në vijim këtë aktivitet do ta vazhdojë Ndërmarrja publike komunale me qëllim që varrezat e qytetit të jenë të pastra për festën e Bajramit.

Pastrimi i varrezave myslimane të qytetit është pjesë akcionit për pastrimin e përgjithshëm të qytetit ” Ta pastrojmë Tetovën” ku brenda një viti komuna në bashkëpunim me NPK dhe partnerë të tjerë planifikon pastrimin e hapësirave publike, oborreve të institucioneve, rrugëve, deponive të egra të qytetit dhe lumin Shkumbin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *