Home / Lajme / Maqedoni / Takimi Ahmeti – Zaev sot në Tetovë

Takimi Ahmeti – Zaev sot në Tetovë

3 gusht-Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se partia e tyre përmes këtyre takim po shpreh rolin konstruktiv për një dialog të frytshëm midis partive politike, pavarësisht proviniencave të tyre.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Tetovë do të pres në një takim zyrtar kryetarin e partisë më të madhe opozitare maqedonase, LSDM, Zoran Zaev. Siç bëhet e ditur nga burime partiake pranë partisë shqiptare në këtë takim do të bisedohet për zhvillimet politike, integrimet evroatlantike si dhe interesat e përbashkëta politike dhe shtetërore.

Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se partia e tyre përmes këtyre takim po shpreh rolin konstruktiv për një dialog të frytshëm midis partive politike, pavarësisht proviniencave të tyre. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe lidhur me vizitat e fundit të Ahmetit jashtë vendit dhe propozimet e kësaj partie lidhur me gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit dhe për çështjet e brendshme politike që kanë të bëjnë me shqiptarët. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *