Home / Lajme / Maqedoni / Talat Xhaferi nesër homazhe në Sllupçan (VIDEO)

Talat Xhaferi nesër homazhe në Sllupçan (VIDEO)

12 Gusht – Dymbëdhjetë gushti çdoher për lubotenasit është i dhëmshëm, sepse u përkujton masakrën e Lubotenit të 12 gushtit te vitit 2001, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptar.

Atë mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Poashtu u dogjën 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procesuan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.Johan Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hages me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 viteve burg. Lirimi i parakohshëm i Tarçullovskit, ardhja e tij me aeroplan të Qeverisë, pritja e tij si hero, u vlerësua si vrasje e dyfishtë për familjarët e 10 lubotenasve të vrarë. Ndërkohë, në kuadër të manifestimit të 12 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi dhe Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi nesër do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan – komuna e Likovës.Këtë, madje para mediave sot e bëri të ditur zv/kryeministri Xhaferi i cili tha se partia e tij e dalë nga krahu i luftës si edhe gjithmonë do të nderojë dëshmorët. Vitin e kaluar Zëvendëskryeministri Xhaferi dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi me rastin e 13 gushtit vendosën lule në varrezat e dëshmorëve. Ky veprim i funksionarëve të lartë të BDI-së shkaktoi reagime të shumta tek pala maqedonase gjë që solli në tensione mes deputetëve shqiptarë dhe maqedonas në Parlament.Pas këtij akti të “integristëve”, VMRO-DPMNE-ja propozoi ligj të posaçëm për “branitellat”, të cilin e bllokoi BDI-ja e cila kërkoi që njëjtë sikur “branitellat” të trajtohen edhe ish veteranët e UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *