Home / Lajme / Maqedoni / Tantarov: Qeveria sërish do të na del në vigjilje për blerjen e grurit

Tantarov: Qeveria sërish do të na del në vigjilje për blerjen e grurit

6 gusht-Në takimin e fundit në Sveti Nikollë në të cilin mori pjesë edhe ministri i dikasterit Lupço Dimovski u dakordua që gruri të blihet në tre klasa prej 13, 14 dhe 15 denarë. Në takimin e fundit, sërish, i mbajtur para dhjetë ditëve, përpunuesit siç informon Tantarov, janë obliguar të blejnë edhe nga 20 për qind nga sasitë veç më të marra.

Mullisët nuk e respektojnë marrëveshjen për blerje të grurit, paguajnë nga 11 deri në 12 denarë për një kilogram, ndërsa cilësinë shpesh e vlerësojnë në mënyrë paushale në vend të, sipas masës së hektolitrit të kokrrës, thonë fermerët.

Ata, sot ose më së voni nesër, presin që Qeveria të marrë vendim për blerje intensive të 8.000 tonëve të grurit për bukë.

“Qeveria sërish do të na del në vigjilje. Por, grurë për blerje në këtë rast mund të ofrojnë vetëm prodhuesit që kanë mbjellë deri në 15 hektarë”, thotë kryetari i Unionit të fermerëve Velo Tantarov.

Në takimin e fundit në Sveti Nikollë në të cilin mori pjesë edhe ministri i dikasterit Lupço Dimovski u dakordua që gruri të blihet në tre klasa prej 13, 14 dhe 15 denarë. Në takimin e fundit, sërish, i mbajtur para dhjetë ditëve, përpunuesit siç informon Tantarov, janë obliguar të blejnë edhe nga 20 për qind nga sasitë veç më të marra.

Fermerët nga ministri Dimovski kërkuan që subvencionet e sivjetshme të paguhen para mbjelljeve.

Rendimentet këtë vit janë nën të priturat për shkak të temperaturave të larta në qershor, deri më tani janë blerë rreth 60 për qind, ndërsa rregullimi për import të kushtëzuar nga Serbia mbetet në fuqi përderisa nuk stabilizohet tregu vendor. fb

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *