Home / Lajme / Maqedoni / Të lira edhe 3.106 vende nëpër konvikte

Të lira edhe 3.106 vende nëpër konvikte

31 gusht-
Ai u bëri thirrje studentëve të cilët në shpalljen e parë nuk kanë dorëzuar aspak dokumentacion ose jo në tërësi të aplikojnë edhe në internet faqen www.smestuvanje.mon.gov.mk mund ta marrin fletëparaqitjen. Shpallja vlen edhe për ata që kanë dhënë të dhëna të rrejshme nga të cilët, tha Ristovski, ndodhta disa e kanë bërë këtë pa vetëdije dhe pa pritur se të dhënat do të verifikohen.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi Konkursin e dytë për akomodim nëpër konvikte për vitin akademik 2013/2014, me të cilin janë të lira 3.106 shtretër në dhjetë konvikte nëpër Maqedoni për të cilët studentët e vitit të dytë dhe viteve të tjera më të larta studimore mund të paraqiten deri më 6 shtator.

Nga 6.369 vende të lira në konkursin e parë, të publikuar më datën 15 të muajit të kaluar, komisioni i ka pranuar aplikacionet e 2.147 studentëve dhe po aq është numri i vendeve të mbushur. Të refuzuarit ose nuk i kanë përmbushur kushtet, ose nuk kanë pasur dokumentacion të plotë ose kanë dhënë informata të pasakta për të ardhurat në familjet, që nuk janë përputhur me ato nga Drejtoria për të ardhura publike. Disa aplikues e kanë rritur edhe mesataren e notave.

“Në afatin e konfirmuar ligjor 4.799 studentë kanë aplikuar në mënyrë elektronike. Prej tyre 3.740 kanë dorëzuar dokumente, me ç’rast Komisioni konfirmoi se pothuajse 43 për qind e aplikacioneve janë me të dhëna të pasakta, gjegjësisht nuk janë identike me të dhënat në dokumentacionin e dorëzuar. Janë detektuar raste ekstreme ku studenti në aplikacionin elektronik ka theksuar se nuk ka kurrfarë të ardhura familjare, ndërsa DAP-i konstatoi shpenzimet vjetore prej pothuajse 6 milionë denarë. Në një rast tjetër aplikuesi nuk ka paraqitur të ardhura vjetore prej 1,4 milionë denarë, në një rast të tretë ka paraqitur pagë të prindërve prej 15.000 denarë, ndërsa dokumentacioni thotë 48.000 denarë”, tha ministri Spiro Ristovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai u bëri thirrje studentëve të cilët në shpalljen e parë nuk kanë dorëzuar aspak dokumentacion ose jo në tërësi të aplikojnë edhe në internet faqen www.smestuvanje.mon.gov.mk mund ta marrin fletëparaqitjen. Shpallja vlen edhe për ata që kanë dhënë të dhëna të rrejshme nga të cilët, tha Ristovski, ndodhta disa e kanë bërë këtë pa vetëdije dhe pa pritur se të dhënat do të verifikohen.

“Dua t’i motivoj studentët nga të gjitha qytetet në Maqedoni, pavarësisht statustit të tyre, gjendjes ekonomike, situatës familjare, të aplikojnë në mënyrë elektronike në shpalljen e re sepse përfaqësimi në sistemimin e dhomave studentore edhe mëtej do të jetë kriteri kryesor sipas të cilit do t’i sistemojmë edhe në shpalljen e dytë këto shtretër studentorë. Asnjë urgjim ose ndikim nuk do të jetë vendimtar. Për herë të parë publikohet shpallje e dytë, ndërsa nëse duhet do të publikojmë edhe shpallje të tretë, derisa shtretërit nuk i marrin studentët të cilëve me të vërtetë u janë të domosdoshëm”, tha Ristovski.

Me propozim të Qeverisë, Kuvendi i RM-së të martën miratoi ndryshime të Ligjit për standard studentor. me to shtretërit studentor do të sistemohen sipas kritereve saktë të konfirmuara dhe kategorizim të studentëve. pason shkaktim nga funksioni dhe dënime të larta në të holla për drejtorin e Qendrës studentore (prej 7.500 euro deri 15.000 euro) dhe për drejtuesit e konvikteve (prej 5.000 deri 7.000 euro0 nëse shkelin Ligjin. Inspektorati shtetëror i arsimit do të bëjë kontrolle nëpër konvikte dhe me raporte do ta informojë Qeverinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *