Home / Lajme / Maqedoni / Te premten ne Shkup protesta KUNDER DHUNES NE EGJIPT

Te premten ne Shkup protesta KUNDER DHUNES NE EGJIPT

21.08.2013… Protesta do të realizohet në Çarshinë e Vjetër, në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”, më datë 23.08.2013 (e premte), me fillim në ora 14.00,

Shkup – Të indinjuar nga masakrat në Egjipt, në të cilën po ushtrohet dhunë ndaj popullit dhe vullnetit të tij paqedashës , “KËSHILLI I OJQ-ve KUNDËR DHUNËS NË EGJIPT”, organizon protestë për ngritjen e zërit të arsyes në mbrojtje morale të vlerave elementare njerëzore të popullit të Egjiptit.

Protesta do të realizohet në Çarshinë e Vjetër, në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”, më datë 23.08.2013 (e premte), me fillim në ora 14.00,

Kjo protestë do të jetë nën organizimin e shoqatave :
“Albislam”, “Ardhmëria”,“Ensar”, Fondacioni “NUN”, Fondacioni “Renova”,”El-Kalem”, “Forumi Rinor Islam”, “Kalliri i Mirësisë”, “Klubi ELITA”, “Kopru”, “Legis”, “Merhamet”, “QMBI”, “Thesari Islam”, “Thirrja Islame”, “Vizioni-M”, “Vllaznia”,”Unioni Studentor Shqiptar”, “Edu Nisa”.
Pjesëmarrja në koorganizim është e hapur për të gjitha OJQ-të të interesuara në përkrahjen e protestës në fjalë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *