Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari Agim Emini 52 vjec vetevritet ne Shqiperi

Tetovari Agim Emini 52 vjec vetevritet ne Shqiperi

Tirane 14 gusht 2013. Një histori dashurie është shndërruar në një tragjedi ditën e sotme ku kanë mbetur një i vrarë dhe një i plagosur në një hotel në Tiranë.

Fillimisht policia u sinjalizua për të shtëna me armë në një hotel pranë vilave gjermane në Tiranë. Gazetari i “News 24”, Spartak Koka në vendngjarje mësoi se i plagosur kishte mbetur shtetasi nga Maqedonia, 52-vjeçari Agim Emini dhe e dashura e tij, Ana Sulçe, 21 vjeç nga Çorovoda. Emini humbi jetën pak minuta me pas në spital.

Nga të dhënat paraprake mësohet se çifti ka pasur një zënkë që ka nisur fillimisht tek lokali i hotelit. Në atë çast, Emini ka nxjerrë një armë, tip pistoletë dhe ka qëlluar të dashurën e moshës rreth 21 vjeç dhe më pas ka shtënë mbi veten me të njëjtën armë zjarri.

Menjëherë persona të pranishëm në hotel kanë lajmëruar policinë rreth ngjarjes dhe ambulancën, ku kjo e fundit ka mbërritur me vonesë në vendngjarje.

Mësohet se vajza ka shpëtuar me plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje të rëndë për jetën, me një plagë të thellë në kokë mbërriti Agim Emini, i cili humbi jetën pak më vonë.Balkanweb/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *