Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi flet për 100 ditëshin në krye të komunës (VIDEO)

Teuta Arifi flet për 100 ditëshin në krye të komunës (VIDEO)

Tetovë, 1 Gusht – Të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore gjatë njëqind ditëve që kaluan janë arnuar prej 60-65% të gropave të rrugëve në qytetin e Tetovës, janë riparuar rrethnjëqind e pesëdhjetë puseta të kanalizimit,është sanuar rruga lokale prej rrugës rajonale Tetovë-Kodra e Diellit deri në fshatin Shipkovicë dhe është ndërtuar me pllaka begatoni rruga e nxënësve prej shkollës deri në qendër të fshatit Brodec me gjatësi 300 metra dhe gjerësi 4 metra”, deklaroi në pres konferencën me gazetarë sot Teuta Arifi.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, gjatë ditës së sotme ka folur për 100 ditëshin që kur ajo udhëheq me komunën e Tetovës. Gjatë pres konferencës me gazetarë ajo tha se është angazhuar në vendosjen e rregullave dhe mënyrës së funksionimit të komunës për të rikthyer besimin e humbur të qytetarëve në komunën si institucion që ju shërben qytetarëve dhe të mirës së qytetit e jo mirëqenies së zyrtarëve të saj.

“Ne trashëguam një komunë kaotike me borxh të përgjithshëm prej 8 milion euro prandaj bëmë revizionin e punës së komunës dhe zhbëmë disa nga kontratat që ishin të lidhura në dëm të buxhetit të komunës dhe tatimpaguesve tetovarë. Procesi i revizionit të punës së komunës nuk ka përfunduar ende dhe pasi që të përfundojë me lëndët që kanë elemente të veprave penale do të merren organet e drejtësisë. Të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore gjatë njëqind ditëve që kaluan janë arnuar prej 60-65% të gropave të rrugëve në qytetin e Tetovës, janë riparuar rrethnjëqind e pesëdhjetë puseta të kanalizimit,është sanuar rruga lokale prej rrugës rajonale Tetovë-Kodra e Diellit deri në fshatin Shipkovicë dhe është ndërtuar me pllaka begatoni rruga e nxënësve prej shkollës deri në qendër të fshatit Brodec me gjatësi 300 metra dhe gjerësi 4 metra”, deklaroi në pres konferencën me gazetarë sot Teuta Arifi.

Më pas ajo ka folur edhe për gjendjen në ndërmarrjen publike Komunale dhe ka folur për shlyerjen e borxheve ndaj puntorëve.

“NPK e cila ishte në prag të falimentimit gjatë njëqind ditëve të kaluara arriti të shlyejë rrogat e të punësuarve për muajt Janar, Shkurt,Mars, Prill dhe Maj si dhe borxhet e vjetra në vlerë prej 6. 800 000 denarë . Kjo ndërmarrje investoi 4.000 000 denarë në maqinerinë e saj dhe ndërpreu dy kontrata me vlerë prej 5 mijë euro në muaj për shërbimet e dy kamionëve me qira që ishin kontraktuar të kryejnë shërbimet të cilat duhet ti kryejë dhe sot I kryen NPK Tetova. Gjatë njëqind ditëve që kaluan arritëm ta mbajmë në gjendje të rregullt sistemin e ujësjellsit, meremetuam me zhavor rrugën për në deponinë rajonale Rusino dhe rikthyem projektin e humbur të KFË BANK , projekt ky I cili do të implementohet prej shtatorit të këtij viti, tha Arifi, raporton Tv KOHA.

Kryearja Arifi, foli edhe për pastrimin e qytetit dhe për manifestimin kulturor dhjetë netë ndryshe. AJo në fund theksoi se do të punojmë maksimalisht për të shndëruar komunën në institucion të përgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe transparent që punon në të mirën e qytetit dhe I shërben qytetarëve.( Tv KOHA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *