Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi refuzon liderin e opozitës maqedonase

Thaçi refuzon liderin e opozitës maqedonase

7 gusht-Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë theksuar se lideri i tyre nuk dëshiron takim me liderin e sapozgjedhur të partisë më të madhe opozitare maqedonase Zoran Zaev dhe se ai kishte refuzuar një ftesë të tillë. Zaev fundjavën e kaluar u takua me liderin e partisë shqiptare në pushtet BDI në selinë partiake në Tetovë.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk dëshiron që të takohet me liderin e partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev.

Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë theksuar se lideri i tyre nuk dëshiron takim me liderin e sapozgjedhur të partisë më të madhe opozitare maqedonase Zoran Zaev dhe se ai kishte refuzuar një ftesë të tillë. Zaev fundjavën e kaluar u takua me liderin e partisë shqiptare në pushtet BDI në selinë partiake në Tetovë.

Nga PDSH kanë theksuar se nuk shohin ndonjë arsye thelbësore se përse duhej të mbahej një takim i tillë.

“Kryetari Thaçi refuzoi ftesën për takim me Zaev. Nuk shohin ndonjë arsye thelbësore për një takim të tillë. LSDM u bë pjesë e skenareve të VMRO-DPMNE, duke prezantuar në mënyrë fiktive BDI-në si faktorë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Në thelb kjo nuk është kështu. Por, kjo tregon se deri ku është procesi i zgjidhjes së këtij kontesti. PDSH mbetet në pozicionin e saj se Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë dhe të zgjidh problemin me emrin”, ka theksuar shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu. Sipas PDSH-së, LSDM ka luajtur lojë joparimore dhe se kjo është dëshmuar në zgjedhjet e fundit lokale.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka theksuar se pret përgjigje për një takim edhe me kryetarin e Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Rufi Osmani, mirëpo përgjigja e këtij të fundit ka qenë se për këtë çështje mund të diskutojnë pas 20 gushtit, kur përfundojnë pushimet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *