Home / Lajme / Maqedoni / Todorov: Me pajisjen për Qendrën e re mjekësore simuluese do të zgjerohen aftësitë dhe njohuritë e mjekëve

Todorov: Me pajisjen për Qendrën e re mjekësore simuluese do të zgjerohen aftësitë dhe njohuritë e mjekëve

5 gusht-“Gjithashtu, në Qendrën mjekësore simuluese do të përfshihen edhe intervenime mjekësore të cilat përfshijnë metoda kirurgjike të cilat janë të reja të cilat nuk i kanë përvetësuar shumica e specialistëve, gjegjësisht subspecialistëve në institucionin shëndetësor, të cilat bëhen në institucionet shëndetësore në vend”, potencoi Todorov.

Ministria e Shëndetësisë shpalli tender për furnizimin e pajisjeve për Qendrën mjekësore simuluese në vlerë prej 37 milionë denarë. Hapja e ofertave do të bëhet më 16 shtator, ndërsa pritet pajisja të arrijë deri në fund të vitit.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorv, sot në konferencë për shtyp tha se bëhet fjalë për furnizimin e një simulatori laparoskopik dhe për një simulator për pacientë – një adult dhe një për pediatër. Këto simulatorë do të shfrytëzohen për fitimin e njohurive praktike të studentëve, specializantëve dhe për vazhdimin e licencës së mjekëve.

Kjo, theksoi Todorov, është me qëllim të zhvillimit të aftësive dhe njohurive të mjekëve të mjekësisë, specialistëve dhe subspecialistëve, me ç’rast në mënyrë të obligueshme do të bëhet videoincizimi i të gjitha intervenimeve endoskopike dhe laparoskopike, kirurgjisë robotike dhe të gjitha intervenimeve të tjera ku pajisja mundëson videoincizim.

“Gjithashtu, në Qendrën mjekësore simuluese do të përfshihen edhe intervenime mjekësore të cilat përfshijnë metoda kirurgjike të cilat janë të reja të cilat nuk i kanë përvetësuar shumica e specialistëve, gjegjësisht subspecialistëve në institucionin shëndetësor, të cilat bëhen në institucionet shëndetësore në vend”, potencoi Todorov.

Theksoi se këto simulatorë reagojnë si pacientë të vërtetë dhe çdo procedurë do të incizohet, me ç’rast do të mundësohet të korrigjohen gabimet.

Ai tha se ajo që është e rëndësishme është se këta simulatorë do të munden në mënyrë reale t’i matin aftësitë e mjekëve, ndërsa do të rritet edhe cilësia e mbrojtjes shëndetësore.

“Mund të shihet se ku është bërë gabimi dhe nëse i tërë intervenimi ka qenë i suksesshëm. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për studentët, por edhe për ata të cilët tani operojnë, pasi që ndodhin implikime serioze për shëndetin e pacientit në rast të gabimeve gjatë intervenimeve shëndetësore”, shtoi Todorov

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *