Home / Lajme / Maqedoni / Transporti ilegal, konfiskohen 37 automjete

Transporti ilegal, konfiskohen 37 automjete

26 gusht-Janë parashtruar 91 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje deri të gjykatat kompetente dhe 186 kërkesa deri te komisioni kompetent për shkelje për shkak të parregullsive.

Në tre mujorin e dytë të këtij viti janë konfiskuar 37 automjete me të cilat është kryer transport ilegal i mallrave dhe udhëtarëve.

Në këtë periudhë, siç informon sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, janë dhënë gjithsejtë 135 urdhër udhëtimi dhe 91 thirrje për pagesën e gjobës për shkeljen e Ligjit për transport në qarkullimin rrugor. Janë parashtruar 91 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje deri të gjykatat kompetente dhe 186 kërkesa deri te komisioni kompetent për shkelje për shkak të parregullsive.

“Një pjesë nga automjetet e marra përgjithmonë do të sistematizohen në institucionet ku ka nevojë për këtë, ndërsa pjesë tjetër do të vendosen në ankand për shitje, njofton ministria dikasteriale.

Në këtë periudhë të vitit janë kryer gjithsejtë 1.145 mbikëqyrje inspektimi nga ana e Inspetkoriatit shtetëror për transport.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *