Home / Lajme / Maqedoni / Tre të burgosur arratisen nga burgu i Idrizovës

Tre të burgosur arratisen nga burgu i Idrizovës

Shkup, 13 Gusht -Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Idrizovës, duke shfrytëzuar lejen për fundjavë të lirë nga autoritetet e burgut. Ata të dielën në mbrëmje nuk janë kthyer në qelitë e tyre dhe se tashmë është dhënë alarmi në kërkim të tyre.

jëri prej tyre, siç raportohet është Suat Jusufi, i dënuar për vrasjen e dy maqedonasve në vitin 2006, ka shfrytëzuar mungesën gjatë vikendit për tu arratisur nga burgu i Idrizovës në Shkup. Ndërsa, nuk bëhet e ditur për dy të burgosurit e tjerë.

Arratisjen e ka konfirmuar vetë drejtori i burgut, Zhivko Pejkovski i cili ka shtuar se për tre të arratisurit tashmë është shpallur urdhër-arresti dhe se policia po punon për kapjen e tyre.

Në vitin 2006, Gjykata e Shkupit i pati shqiptuar dënim me burg të përjetshëm Nehat Sulejmanit dhe Suad Jusufin, të cilët ishin akuzuar nga prokuroria për vrasjen për qëllime të hakmarrjes të Branko Ivanovskit dhe Lupço Atanasovskit, në një lagje të Shkupit.

Familjarët gjithmonë dënimin e tyre e kanë konsideruar të montuar, duke theksuar se janë të pafajshëm dhe se trupi gjykues nuk ka marrë parasysh dëshmitë e tyre.

Ata dhe shumë qytetarë shqiptarë, pas dënimit të tyre kanë protestuar para gjykatës duke shprehur revoltën e tyre për shkak të dënimit maksimal dhe të padrejtë të gjykatës.

Ndërsa, dy të arratisurit tjerë, njëri ka kryer një krim të rëndë për të cilin është dënuar 15 vite burg, prej të cilave 9 i ka mbajtur, ndërsa tjetri është dënuar me 1 vjet burg, dhe deri më tani në Idrizovë ka qëndruar 7 muaj.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *