Home / Lajme / Maqedoni / U takuan Gruevski dhe Zaev

U takuan Gruevski dhe Zaev

20.08.2013… Deri të premten e kësaj jave është afati përfundimtar për arritjen e një marrëveshje për raportin e komisionit anketues për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar.

Ky vlerësim ka dalur nga takimi i sotëm midis kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe liderit të partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev.

Ata kanë theksuar se pas 23 gushtit është e kotë të arrihet marrëveshje për ngjarjet e 24 dhjetorit, pasi që më ky proces do të përfshihet në raportin e vjeshtës të Bashkimit Evropian lidhur me vlerësimin e progresit demokratik në Maqedoni.

Dy liderët politik në takimin që ka zgjatur për një orë kanë diskutuar lidhur me zhbllokimin e dialogut politik si dhe arritjen e pajtueshmërisë për raportin e komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit.

Në kumtesën e përbashkët të nxjerrur pas takimit theksohet se Gruevski dhe Zaev kanë diskutuar në periudhën e ardhshme të bëhen përpjekje për intensifikimin e procesit të dialogut dhe miratimin e një zgjidhje përfundimtare rreth Raportit të Komisionit si përpjekje e fundit për arritjen e marrëveshjes. Ata kanë shprehur shqetësimin e përbashkët se mungesa e marrëveshjes do të përkeqëson perspektivat evropiane të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *