Home / Sport / United në bisedime sekrete për Ronaldon

United në bisedime sekrete për Ronaldon

Manchester United dhe Real Madridi për 12 ditë me radhë janë duke negociuar për rikthimin e Cristiano Ronaldos në United dhe janë të sigurt se tentimet e tyre mund të përfundojnë me sukses.

Këtë lëvizje, David Moyes e bëri dy javë më parë kur dëgjoi se Madridi ka rikthyer interesimin për të nënshkruar me Gareth Balen.

Dhe për herë të parë rivalët spanjollë janë të gatshëm ta shesin portugezin, pasi ai u ka thënë se do të ishte i interesuar që të rikthehej në Angli.

Shefi ekzekutiv i United, Ed Woodward kontaktet e para i bëri me presidentin Florentino Perez, duke e ditur se Ronaldo ende nuk është pajtuar për zgjatjen e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2015.

Starsports ka mësuar se Perez besonte se Ronaldo do të nënshkruante kontratën e re, por ishte befasuar kur ai i kishte thënë se ka dëshirë të rikthehet në Manchester.

Kjo tregon se përse madrilenët janë të gatshëm të thyejnë rekordin e transferimeve për të nënshkruar me Balen, me arsyen që të mos i brengos fansat për largimin e Ronaldos.

United ishte e kënaqur me hapjen e bisedimeve për mesfushorin e Barcelonës Cesc Fabregas, pasi kjo do t`i mbante mediet e fokusuara vetëm tek transferi i spanjollit. Ndërsa ata do të mund të punonin në rikthimin e Ronaldos pa vëmendjen e medieve.

Në kontratën e komplikuar, Starsports ka mësuar se disa nga paratë për pagën e tij do të sigurohen nga “General Motors”, duke e bërë Ronaldon ambasador global për kompaninë e famshme të veturave.

“Chevrolet”, që është në pronësi të GM-së, është bërë sponsori kryesor i “djajve të kuq” dhe e shohin Ronaldon si njeriu ideal për të ngritur kompaninë e veturave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *