Home / Lajme / Maqedoni / Uollers: Miratimi i raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit hap përpara drejt BE-së

Uollers: Miratimi i raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit hap përpara drejt BE-së

29 gusht-Politika vazhdon dhe siç e dini vazhdimisht ka probleme të reja dhe tema të cilat në afat të gjatë duhet të zgjidhen do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në tetor, në tetor dhe në të ardhmen por ky ishte hap përpara me të vërtetë i mirë”, theksoi Uollers.

Miratimi i raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar është hap përpara drejt BE-së, vlerësoi ambasadori i SHBA-së Poll Uollers.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës së sotme në Komunën e Zhelinës, Uollers theksoi se ekzistojnë edhe çështje të tjera që duhet të zgjidhen, por ky është një hap me të vërtetë i mirë përpara.

“Edhe pse SHBA-ja nuk është anëtare e BE-së, kjo është shumë e rëndësishme për progresin e mëtejmë drejt Unionit. Ekzistojnë edhe çështje të tjera që duhet të zgjidhen si Ligji për media dhe Lista zgjedhore të cilat janë theksuar si të rëndësishme nga ana e BE-së, por mendoj se ky ishte hap përpara dhe jam i kënaqur që është ardhur deri në zgjidhje për këtë çështje. Politika vazhdon dhe siç e dini vazhdimisht ka probleme të reja dhe tema të cilat në afat të gjatë duhet të zgjidhen do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në tetor, në tetor dhe në të ardhmen por ky ishte hap përpara me të vërtetë i mirë”, theksoi Uollers.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *