Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdohet afati për dorëzimin e kërkesave për subvencione deri më 31 tetor të vitit 2013

Vazhdohet afati për dorëzimin e kërkesave për subvencione deri më 31 tetor të vitit 2013

27 gusht-Në qoftë se ndonjë ekonomi bujqësore nuk e ka realizuar të drejtën e pagesave të gatshme pas kërkesës së dorëzuar deri në vitin 2012 për shkak të shlqyerjes së këtyre detyrimeve me vonesë, do të mund ta realizojë këtë vit me dorëzimin e kërkesës së posaçme e cila mund të merret në njësitë rajonale të Ministrisë”, qëndron në kumtesë.

Afati për dorëzimin e kërkesave për subvencione që duhej të përfundojë në datë 30 të këtij muaji, prolongohet deri më 31 tetor, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Afati i vazhduar për aplikim do të kontribuojë për përfshirje të plotë të ekonomive bujqësore në procesin e dorëzimit të kërkesave. Në qoftë se ndonjë ekonomi bujqësore nuk e ka realizuar të drejtën e pagesave të gatshme pas kërkesës së dorëzuar deri në vitin 2012 për shkak të shlqyerjes së këtyre detyrimeve me vonesë, do të mund ta realizojë këtë vit me dorëzimin e kërkesës së posaçme e cila mund të merret në njësitë rajonale të Ministrisë”, qëndron në kumtesë.

MBPEU i përkujton të gjithë ekonomitë bujqësore, kërkes të subvencioneve, se afati për shlyerje të detyrimeve në bazë të kompensimit ujor dhe kompensimit për shfrytëzim të kullosave përfundon më 31.10.2013.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *