Home / Lajme / Maqedoni / Vetëm 20 veta nga Maqedonia përfituan azilin në BE

Vetëm 20 veta nga Maqedonia përfituan azilin në BE

10 gusht-Kjo bëhet e ditur në statistikat e Eurostat, ku siç thuhet në Bashkimin Evropian ka pasur fluks të madh të të huajve që kanë kërkuar statusin e azilit, por Maqedonia ka qenë në listat e vendeve me pak aplikime, në krahasim me vendet e tjera.

Vetëm 20 shtetas të Maqedonisë nga 1335 veta, kanë fituar të drejtën e azilit në BE gjatë periudhës janar 2012 – mars 2013.

Kjo bëhet e ditur në statistikat e Eurostat, ku siç thuhet në Bashkimin Evropian ka pasur fluks të madh të të huajve që kanë kërkuar statusin e azilit, por Maqedonia ka qenë në listat e vendeve me pak aplikime, në krahasim me vendet e tjera.

Listës kryesore i kanë prirë rusët dhe sirianët, ndërsa qytetarët nga Serbia dhe Kosova vazhdojnë të jenë në krye të listave në disa vende evroperëndimore.

Nga Maqedonia si kërkues të së drejtës të azilit janë regjistruar 1335 veta, numri më i madh i tyre në Gjermani – 765, Belgjikë – 175, Francë – 135, Suedi – 105 dhe Holandë – 30.

Por, nga ky numër vetëm 20 veta kanë arritur që të përfitojnë të drejtën e azilit, edhe ate të përkohshëm. Rreth 15 veta kanë fituar statusin e refugjatit, 5 aplikacione për qëllime humanitare dhe 5 veta për mbrojtje të posaçme, që kanë të drejtën e punës dhe detyrime ndaj shtetit.

Nga ana tjetër, janë refuzuar 1310 aplikacione.

Serbët me 2.025 aplikacione radhiten në vendin e tretë në Gjermani, menjëherë pas rusëve me 3.055 aplikacione dhe sirianëve me 2445 aplikacione. Kosovarët janë në vendin e pestë në disa shtete si Belgjika, Franca, Luksemburgu, Hungaria, etj. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *