Home / Lajme / Maqedoni / Vetevrasja e tetovarit ne Shqiperi- ende e pasqaruar

Vetevrasja e tetovarit ne Shqiperi- ende e pasqaruar

17.08.2013. Vrasja në hotel, vajza shmang marrjen në pyetje nga policia. I fejuari: Jemi ndarë

– Studentja nga Skrapari që mesditën e 14 gushtit u plagos nga shqiptari i Maqedonisë, i cili më pas vrau edhe veten, i është shmangur marrjes në pyetje nga forcat e policisë. Ditën e djeshme, përfaqësues të grupit hetimor që po merren me këtë çështje janë paraqitur në Spitalin Ushtarak, për të marrë në pyetje 21-vjeçaren A.S., nga qyteti i Çorovodës. Burime nga policia sqarojnë se studentja nuk ka pranuar që të merret në pyetje, duke pohuar se nuk ndihej mirë me shëndet.

“Nuk jam mirë, nuk jam në gjendje për t’u përgjigjur, kam përzierje në stomak”, mësohet t’u ketë thënë vajza nga Skrapari oficerëve të policisë. Dëshmia e vajzës do të ishte mjaft domethënëse për të mësuar të vërtetën e ngjarjes së ndodhur vetëm pak ditë më parë në një nga hotelet e kryeqytetit. Por, 21-vjeçarja A.S. nuk ka pranuar të flasë para autoriteteve, duke mos ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës. Studentja nga Skrapari nuk ka pranuar të flasë as për mediat, pasi vetëm dy ditë më parë “Gazeta Shqiptare” ka trokitur në dhomën e saj në SQU, për të mësuar të vërtetën e ngjarjes që ka ndodhur mesditën e 14 gushtit në dhomën e hotelit. E irrituar me median dhe me policinë, A.S. nuk ka pranuar të tregojë asnjë detaj lidhur me atë që kishte ndodhur.

“Nuk dua të flas. Nuk kam pse ju jap juve shpjegime. Është jeta ime. Nuk i jap njeriu llogari. Juve keni vepruar shumë gabim, bashkë me policinë”, – ka pohuar 21-vjeçarja nga spitali, ku po kurohet për plagën që ka marrë në pjesën e barkut. Ndërkohë, nga ana e prokurorisë çështja është mbyllur dhe i ka kaluar policisë për veprime procedurale. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, për aq kohë sa nuk ka një subjekt dhe autori i krimit ka vdekur, çështja deklarohet e mbyllur, ndërkohë që është policia ajo që vazhdon procedurat. Deri tani janë marrë në pyetje të afërmit e vajzës, të cilët janë tronditur shumë nga lajmi dhe kanë pohuar se nuk kanë ditur asgjë lidhur me ngjarjen, as për historinë e vajzës së tyre me 52-vjeçarin.

Sipas policisë, në pyetje është marrë edhe djali me të cilin 21-vjeçarja mendohet se ka pasur një lidhje të zyrtarizuar. Policia pohon se djali nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj ngjarjeje, duke pohuar se ka qenë i ndarë nga 21-vjeçarja dhe nuk ka pasur dijeni për asgjë.

Ngjarja
Mesditën e 14 gushtit, 21-vjeçarja A.S. është plagosur nga 52-vjeçari nga Maqedonia, Agim Emini, i cili më pas ka vrarë veten me një plumb në gojë. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se 21-vjeçarja ka dashur që t’i japë fund lidhjes së saj me shqiptarin nga Maqedonia. Sipas grupit hetimor, 52-vjeçari Agim Emini ka kërkuar që vajza të shkonte ta takonte që ditën e parë që ishte vendosur në hotel, por vajza ka shkuar vetëm ditën që ka ndodhur ngjarja.

Sipas policisë, dyshohet se studentja ka dashur që t’i japë fund lidhjes me 52-vjeçarin dhe mendohet se ka qenë pikërisht kjo arsyeja se pse janë zënë. Burime policore sqarojnë se 52-vjeçari dyshohet se nuk ka pranuar që të ndahet nga vajza, duke i bërë asaj presion me armën me të cilën më pas e ka qëlluar në bark dhe më pas, duke kujtuar se e ka vrarë, ka qëlluar veten në gojë. Emini ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më pas në spital. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbulimin e ngjarjes, pasi ka dyshime të pavërtetuara se 21-vjeçarja ka punuar kohët e fundit në Maqedoni, edhe pse policia ka vërtetuar shumë hyrje-dalje të saj në kufi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *