Home / Lajme / Maqedoni / Vetevrasja e Tetovarit nuk kishte motive xhelozie

Vetevrasja e Tetovarit nuk kishte motive xhelozie

Nuk jap shpjegime për jetën time. Zhdukuni!

Kanë qenë këto fjalët e 21-vjeçares, e cila u qëllua me plumb në bark nga i dashuri i saj, Agim Emini, 52-vjeç nga Tetova.

E plagosura, ka dalë dje nga salla e reanimacionit dhe siç duket ajo nuk ka dëshirë që të flasë për ngjarjen e 14 gushtit, ndodhur në hotel “Deja” në rrugën “3-Vëllezërit Kondi”, pranë “Vilave Gjermane” në Tiranë.

Ndonëse përpiqemi që të bisedojmë qetësisht me 21-vjeçaren sjellja e saj ndaj nesh është tepër agresive, duke thënë që nuk dëshiron të flasi.

Ajo ulërinte me të madhe duke treguar që mediet dhe policia ka gabuar në dhënien e versionit rreth asaj se çfarë ndodhi dhe për arsyet e kësaj tragjedie.

Ndërsa e afërmja e saj, e cila qëndronte në dhomë duke u kujdesur për të plagosurën thotë se ato që çfarë janë thënë për këtë histori nuk janë të vërteta.

Sipas saj, plagosja dhe vetëvrasja nuk është për motive xhelozie, duke bërë kështu përgënjeshtrim të lajmit.

Kurse familjarët e studentes kanë dëshmuar se nuk kanë ditur asgjë për lidhjen e vajzës më tetovarin.

Ata gjithashtu shprehen se nuk janë në dijeni as të ndonjë fejese të saj. Për faktin që 21-vjeçarja ka punuar si kameriere në Maqedoni ata kanë thënë se as këtë fakt nuk e dinë.

Ndërsa autori i ngjarjes i cili qëlloi të renë, dhe më pas vrau veten, Agim Emini, është marrë në morgun e Tiranës nga familjarët e tij, për tu nisur drejt Maqedonisë, njoftojnë mediat shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *