Home / Lajme / Maqedoni / Vetevritet nje 16 vjecare nga Breza

Vetevritet nje 16 vjecare nga Breza

20.08.2013… Në Shkup në rrugën “Rifat Buxheviq” mbrëmë rreth orës 21:30, në një shtëpi, pronë e R.Sh.(36),

Në Shkup në rrugën “Rifat Buxheviq” mbrëmë rreth orës 21:30, në një shtëpi, pronë e R.Sh.(36), sipas denoncimit të pronares, në dhomën e fjetjes me pushkë është vetëvra adoleshentja D.A.(16) nga fshati Brezë, rrethina e Shkupit, e cila në shtëpi përkohësisht ka punuar si pastruese.

Siç njoftoi sot MPB-ja, D.A. në shtëpi ka ardhur e paftuar kur R.SH. në shtëpi kishte qenë vetë dhe pas një bisede të shkurtë ka filluar të pastrojë pas çka është dëgjuar një e shtënë nga kati i shtëpisë. Kur R.Sh. ka hipur lart e ka gjetur D.A. të shtrirë në krevat me vetëdije, duke u ankuar për dhimbje në bark.

Ajo është dërguar në SPQ “Shën Nauimi i Ohrit”, ku dhe është konstatuar plagë e rëndë trupore në pjesën e barkut. Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë me dy plumba të shkrepur, si dhe një gëzhojë nga plumbi i shkrepur, të cilat janë marrë për analizë.Janë marrë masa për zbardhje të plotë të rastit. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *