Home / Lajme / Maqedoni / Vihet gurthemeli i fabrikës së energjisë elektrike “Elektro Sharr “ (VIDEO)

Vihet gurthemeli i fabrikës së energjisë elektrike “Elektro Sharr “ (VIDEO)

Tetovë,13 Gusht – Në Trebosh të komunës së Zhelinës, është vendosurë gurthemeli i fabrikës për prodhim të energjisë elektrike, e cila si lëndë bazë për prodhim të energjisë.

Fabrika Eletro Sharr do përdor mbetjet e pulave nga ferma vezë Sharri, mbetjet e vreshtarisë si dhe hir e djathit që do të merret nga qumështoret për rreth, dhe përmes prodhimit të bogazit do mundësohet prodhimi i energjisë elektrike. Fabrika do prodhojë një megavat orë energji elektrike, ndërsa sipas dy themeluesve të saj, e njëjta nuk do jetë aspak e dëmshme për ekosistemin.

“ Me këtë investim me vlerë rreth pesë milion euro, nga plehu i pulave dhe mbeturat tjera do mundësohet prodhim prej një megavat rrymë elektrike në orë. Për arritur deri këtu, kontribut të veçantë ka dhënë partneri im nga Gjermania zoti Herman Semileer dhe familja e tijtë cilët e mbështetën çdo hap tonin duke na dhënë vullnet të madh për realizimin e këtij investimi”.

Herman Semleer investues gjerman tha se “për vite të tëra ky projekt ka qenë në kokën time, dhe sot është ditë e gëzuar për mua që mundë të vëmë gur themelin e kësaj fabrike.
Kjo qendër e bogazit, edhe pse në gjermani ekzistojnë rreth 8 000 të tilla kjo do jetë njëra ndër dhjetë më modernet që janë ndërtuar, dhe duke falënderuar qeverinë për mbështetjen që na jep, ftoj edhe investitorët tjerë nga gjermania që të investojnë në Maqedoni”.

Këtë investim e ka përshëndetur dhe cilësuar si shumë të rëndësishëm për Maqedoninë, ministri i ekonomisë Valon Saraqini.

“Është investim shumë i rëndësishëm jo vetëm për komunën e Zhelinës por në përgjithësi për rajonin e Evropës dhe sistemin energjetik në Maqedoni, në fakt, bisedohet për një investim të parë të këtij lloji në Republikën e Maqedonisë, besoj se në të ardhmen investimet e këtilla vendin tonë do e bëjnë lider për prodhim të energjisë alternative”.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, duke falënderuar investitorët për këtë gur themel, tha se kjo ditë është e rëndësishme për dy gjëra: nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit para 12 viteve dhe vënia e gur themelit të kësaj fabrike e cila na shtyn që evenimentin që solli paqen në Maqedoni në të ardhmen ta festojnë në këto forma, me gur themele të fabrikave të reja.
“është ditë simbolike sepse sot e 12 vjet me radhë kemi bë akademi kemi bë simpoziume e përkujtime, po ashtu edhe sot funksionarë të lartë kryetarë komunash kanë bërë përkujtime e debat për marrëveshjen e Ohrit – por këtë vit me rastin e 12 vjetorit do aplikohet edhe një mënyrë tjetër me këtë rast, investimet, sepse vetëm më ndryshimin e statusit politik e juridik nuk zgjidhen të gjitha problemet për shqiptarët duhen investime , vende të reja pune, prandaj tash e tutje këtij evenimenti të gushtit do pasurohet edhe me evenimente të këtilla”.
Fabrika pritet të lëshohet në përdorim pas një viti e gjysmë, ndërsa në të njëjtën kohë edhe do kyçet në sistemin energjetik të vendit.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *