Home / Sport / Vitalij Kliçko nga sporti kandidohet për president të Ukrainës

Vitalij Kliçko nga sporti kandidohet për president të Ukrainës

Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ukrainë, do të jenë mjaft interesante, pasi që legjenda e boksit profesionist botëror në versionin WBC Vitalij Kliçko, ditën e mërkurë ka bërë publike se do të kandidohet dhe do të garojë për postin e presidentit të Ukrainës në zgjedhjet e vitit 2015.

Vitalij Kliçko, kampioni botëror në peshat super të rënda në versionin ËBC, aktualisht deputet opozitar në Parlamentin e Ukrainës, ka bërë publike se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2015, do të garojë për këtë funksion.

Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ukrainë, do të jenë mjaft interesante, pasi që legjenda e boksit profesionist botëror në versionin WBC Vitalij Kliçko, ditën e mërkurë ka bërë publike se do të kandidohet dhe do të garojë për postin e presidentit të Ukrainës në zgjedhjet e vitit 2015. Me shpalljen e kandidaturës së tij, ai u bë kundërkandidati i parë i presidentit aktual ukrainas, Viktor Janukoviç, për të cilin vlerësohet se do të garojë për mandatin e tij të dytë në këtë post.

Vitalij Kliçko, kandidaturën e vet e ka paralajmëruar dhe e ka bërë publike në një pres konferencë ne Meksico City, duke shprehur gatishmërinë e tij për ti dhënë fund korrupsionit në Ukrainë. “ Shumë njerëz dëshirojnë të bëhen president, por ama shumë prej tyre nuk e kanë at rast apo atë nderë të kandidimit e le të të qenit president. Qëllimi im kryesor është jot ë bëhem president, port ë sjell ndryshime për vendin tim”-ka deklaruar Kliçko.

Kliçko ka theksuar se do të shfrytëzojë eksperiencën e vet nga ringu, për tu kundërvënë rivalëve të tij politik, kuptohet se me qëndrimin që do të ndërtoj e jo me grushte-ka shtuar Kliçko. “Jam deputet i Parlamentit të Ukrainës nga radhët e partisë së tretë për nga madhësia. Kam mbështetje të madhe duke faleminderuar boksit, ndaj unë do të shfrytëzoj shkathtësitë e njohuritë e mia: besimin në vetvete, disiplinën në punë, organizimin dhe krijimin e ndërtimin e ekipit, sepse ajo është punë ekipore”-ka deklaruar Kliçko.

Kliçko është provuar në politikë që më vitin 2005 kur ka shpallë kandidaturën e tij për kryebashkiak të Kijevit, por nuk ka pas sukses, ndërsa tani me partinë e tij “Sulmi”, në zgjedhjet e vitit të kaluar kanë arritur të sigurojnë 40 deputet nga 450 sa ka gjithsejtë Parlamenti i Ukrainës dhe janë partia e tretë për nga numri i deputetëve në Ukrainë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *