Home / Lajme / Maqedoni / Vritet shqiptari nga Shkupi gjatë luftimeve në Siri

Vritet shqiptari nga Shkupi gjatë luftimeve në Siri

4 gusht-Siç njofton portali Almakos, Hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi është vrarë gjatë luftimeve nga komuniteti kurd në Siri. Abdullahu ka qenë hoxhë edhe në Bremen të Gjermanisë. Po ashtu ai ka marrë pjesë në luftën e 2001-shit në fshatin Mateç, si dhe në luftërat e Kosovës dhe atë të Bosnjës.

Edhe një shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në Siri në luftimet kundër pushtetit të presidentit Bashar al-Asad.

Siç njofton portali Almakos, Hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi është vrarë gjatë luftimeve nga komuniteti kurd në Siri. Abdullahu ka qenë hoxhë edhe në Bremen të Gjermanisë. Po ashtu ai ka marrë pjesë në luftën e 2001-shit në fshatin Mateç, si dhe në luftërat e Kosovës dhe atë të Bosnjës.

Shqiptari i parë vullnetarë që u vra nga Maqedonia, ishte i riu nga Gostivari Rasim Zeqiri.

Kohë më parë mediat raportuan për Naman Demolli, shqiptarin nga Kosova që u vra i rreshtuar në krah të kryengritësve në Siri, në luftë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Asad. Ky lajm i hapi rrugë informatave se në Siri ka edhe grupe të tjera shqiptarësh prej dhjetëra pjesëtarësh, të armatosur mirë dhe që kanë nën kontroll territore të caktuara në shtetin aziatik.

Më pas, u raportua edhe për Muaz Ahmeti nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili u vra gjatë luftimeve të Sirisë, në të cilat merrte pjesë si vullnetar i forcave çlirimtare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *