Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferri i pakënaqur me realizimin e M.Ohrit

Xhaferri i pakënaqur me realizimin e M.Ohrit

13 Gusht – Musa Xhaferri, zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit nuk është i kënaqur me realizimin e kësaj marrëveshje.

Ai është zëvendëskryeministri i parë menjëherë pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 që mori detyrën e njejtë për implementimin e kësaj marrëveshje. Por, 12 vite pas firmosjes së saj, kjo marrëveshje akoma nuk është e plotësuar. Zëvendëskryeministri Xhaferri ka theksuar për Alsat-M se pengesat kryesore në sfidën për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni qëndron tek trysnitë politike, lufta e brendshme e partive për pushtetet por edhe tek mos angazhimi i mjaftueshëm i faktorit politik shqiptar. Megjithatë, sipas Xhaferit , faktorët politik por edhe gjithë shoqëria duhet të ndërgjegjësohen se vetëm pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit vendi mund të integrohet në strukturat euro-atlantike.

“Unë personalisht nuk mund të jem kaq i kënaqur , nëse bëjmë një analizë të brendshme ka shumë pika të cilat do të insistojmë dhe insistoj edhe personalisht që të avancohen. Por në proces e sipër ndodhin neglizhenca, abuzime në aspektin politik dhe nuk ka mobilizim të mjaftueshëm qoftë e dhe të faktorit politik shqiptar për ta nxjerr në plan të parë Marrëveshjen e Ohirt”, ka theksuar Xhaferri.

Sipas tij, edhe pse përfaqësimi i shqiptarëve në shumë institucione ka mbërritur 20 % shin, në periudhën e ardhshme do të fokusohen në rritjen e numrit të shqiptarë edhe nëpër institucionet ku kanë hasur në rezistencë më të madhe, sikurse fondi i shëndetësisë, drejtoria për të hyrat publike etj.

“Një hapësirë më shumë për përdorimin e gjuhës shqipe, ndarja sa më transparente dhe e drejtë e financave publike , një decentralizim më substancial më evropian për Maqedoninë që do ti bënte të kënaqur të gjitha palët jo vetëm palën shqiptare dhe mundësish mësimi i gjuhës nga të gjitha palët”, deklaroi Musa Xhaferri, prioritetet e sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit.

Duke folur për mos zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve dhe invalidëve të UÇK-së , Xhaferri tha se partitë shqiptare dhe maqedonase duhet të punojnë për harmonizimin e qëndrimeve dhe miratimit të një ligji të përbashkët.

Përvjetori i 12-të i firmosje së Marrëveshjes së Ohrit do të shënohet me një sërë manifestimesh si dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, Haraçinë dhe Tetovë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *