Home / Sport / Xhaka, Sadiku e Gashi vishen ‘kuq e zi’, risitë ndaj Armenisë

Xhaka, Sadiku e Gashi vishen ‘kuq e zi’, risitë ndaj Armenisë

Janë 25 emrat lojtarëve që figurojnë në një listë të përpiluar me kujdes nga trajneri Xhani De Biazi, për miqësoren e 14 gushtit me Armeninë dhe që pritet të publikohet me 8 gusht, kur trajneri të mbërrijë në Tiranë. Disa prej kuqezinjve kanë konfirmuar se e kanë marrë ftesën e trajnerit, disa janë në pritje.

Tre prej tyre janë akoma në pikepyetje, per shkak te probleme te dokumentacionit apo dëmtimit, ndërsa 22 lojtarë e kanë të sigurtë pjesëmarrjen më 14 gusht. Ata përbëjnë sëbashku dy ekipe paralele kuqezi, që pas ndeshjes miqësore me Armenine do të formojnë ide më të qarta në kokën e De Biazit për të pasur një ekip sa më të kompletuar, me role të dubluara.

Miqësorja ndaj Armenisë do t’i shërbejë trajnerit kuqezi, për të parë gjëndjen e cdo lojtari, sidomos atyre që janë seleksionuar kohët e fundit, para katër ndeshjeve të mbetura eliminatore, për “Brazil 2014”. Pjesës më të madhe të lojtarëve, që do të grumbullohen për miqësoren me Armeninë u janë shpërndarë ftesat. Klubi i Palermos, ka konfirmuar se i ka ardhur ftesa nga FSHF, për t’i dhënë leje portierit Samir Ujkani. Të rejat interesante nuk do të mungojnë as këtë herë në listën që do të bëhet publike një jave me vonë nga ana e trajnerit italian. Janë lënë jashtë skuadrës sulmuesit Bogdani dhe Salihi, por është rikthyer Sadiku, i cili mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Norvegjise.

Sulmuesi shkodran Bekim Bala, i cili ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para të kampionatit polak, e ka bindur trajnerin që ta rikthejë dhe ta testojë ndaj Armenisë. Në mungesë të fantazistit Alban Meha, i cili vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar dy muaj më parë, ka vend për një tjetër lojtar që do të rikthehet në kombetare, Jahmi Hyka. Paraqitja ndaj Bazelit, në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ku Hyka dha dy asiste në fitoren 3-2 të Lucernes, ka bindur De Biazin që t’i dërgojë një ftesë.

Por Hyka duhet të jetë më bindës se Jurgen Gjasula, që të ketë besimin e De Biazit edhe në ndeshjet e mbetura zyrtare. Me rikthimin e Alban Mehes nuk do të ketë më vend për njerin prej tyre, në të ardhmen. Mbrojtesi Hysaj dhe mesfushori Kaçe e kanë të sigurt pjesëmarrjen, por të dy kerkojnë të testohen në formacionin bazë ndaj Armenise. Teli, Abrashi, Vajushi dhe Llullaku, të cilët u grumbulluan ndaj Norvegjise në ndeshjen e fundit, kërkojne të arrijnë një vend në formacionin bazë. Më pare ata duhet të kalojnë testin ndaj Armenis.

Gianni De Biasi do të vazhdojë me risi në Kombëtaren shqiptare. Trajneri italian ka ftuar edhe tre futbollistë të ri në ekipin kuqezi, për ndeshjen miqësore kundër Armenisë e cila do të luhet me 14 shkurt.

Bëhet fjalë për tre lojtarë kosovarë: Loret Sadikun (Helsingborg), Taulant Xhakën (Basel) dhe Shkëlzen Gashin (Grasshoppers).

Loret Sadiku, mbrojtësi i ekipit suedez Helsingborgs, e ka konfirmuar ekskluzivisht për Express se ka marr ftesë nga ekipi kuqezi për ndeshjen kundër Armenisë.

“Kam biseduar me Alban Bushin dhe kam marr ftesën nga Kombëtarja shqiptare për ndeshjen kundër Armenisë”, ka deklaruar ai për Express.

Sadiku, i cili ka luajtur me përfaqësuesen U-21 të Suedisë, ka bërë gati të gjithë dokumentacionin për pajisje me pasaportë shqiptare.

“Të gjitha dokumentet i kam kompletuar dhe pres të pajisem me pasaportë shqiptare. Më kanë premtuar që deri para ndeshjes do ta marr pasaportën, që të kem drejt të luaj”, ka theksuar 22 vjeçari.

Ndërkohë, burime të Expressit, të afërta me Shkëlzen Gashin, kanë konfirmuar se mesfushori i Grasshoppersit do të ftohet nga Gianni De Biasi për ndeshjen kundër Armenisë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *