Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: LSDM-ja bëri përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshje

Zaev: LSDM-ja bëri përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshje

24 gusht-“Ofruam mbi 20 opsione për të konstatuar shkeljet e Kushtetutës në rastin me largimin e gazetarëve dhe deputetëve. Për fat të keq, kryeministri Gruevski dhe VMRO-DPMNE nuk arritën ta bëjnë hapin e fundit. Nuk ishin të gatshëm të konstatojnë se largimi i gazetarëve nga salla e kuvendit në ditën kritike ishte kundër kushtetutës”, tha Zaev.

LSDM bëri përpjekje maksimale që të përgatitet raporti final i Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit vitin e kaluar, i domosdoshëm para së gjithash për opinionin e Maqedonisë, por edhe për integrimet tona evropiane dhe euroatlnatike, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në orët e vonshme mbrëmë, siç theksoi, kanë qenë pranë marrëveshjes.

“Ofruam mbi 20 opsione për të konstatuar shkeljet e Kushtetutës në rastin me largimin e gazetarëve dhe deputetëve. Për fat të keq, kryeministri Gruevski dhe VMRO-DPMNE nuk arritën ta bëjnë hapin e fundit. Nuk ishin të gatshëm të konstatojnë se largimi i gazetarëve nga salla e kuvendit në ditën kritike ishte kundër kushtetutës”, tha Zaev.

Ai shtoi se një raport i Komisionit pa konstatime për shkelje kushtetuese është raport formal për maskimin e “së hënës së zezë”.

Sipas tij, LSDM-ja në tërësi i ka plotësuar obligimet nga marrëveshja e një marsit dhe me këtë dëshmoi se gjithmonë për partinë interesat shtetërore janë mbi ato partiake.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *