Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: LSDM nuk merrë pjesë në zgjedhje kriminale

Zaev: LSDM nuk merrë pjesë në zgjedhje kriminale

25 Gusht.. Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje në rast se nuk ndryshohet Kodi zgjedhor dhe nuk pastrohet lista zgjedhor.

Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev duke komentuar sot pyetjen lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, theksoi se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje në rast se nuk ndryshohet Kodi zgjedhor dhe nuk pastrohet lista zgjedhor.

“LSDM më nuk do të marrë pjesë në zgjedhje kriminale. Do të insistojmë në pranimin e rekomandimeve të OSBE dhe ODIHR, si dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe pastrimin e listës zgjedhore. Në rast se pushteti nuk dëshiron të bisedojë për këto tema, atëherë LSDM do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike për të parandaluar zgjedhje të tilla”, theksoi lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, disa orë para se kryeministri të propozojë si alternativë zgjedhjet e parakohshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *