Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen 344 fidane nga bima ‘Kanabis Sativa’ në fshatin Pagarushë

Zbulohen 344 fidane nga bima ‘Kanabis Sativa’ në fshatin Pagarushë

28 gusht-
Nga ana e ekipit të ekepertizës pranë SPB – Shkup, është kryer ekspertizë me ç’rast janë marrë mostra nga fidanet dhe i janë dorëzuar OKT-së pranë MPB-së, ndërsa gjithashtu janë konfiksuar zorra për vaditje dhe një vegël për shkak të përpunimit krim-teknik.

Njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë pranë SPB-Shkup, më 26 gusht në fsh.Pagarushë në vendin e quajtur “Dve Reki” (tokë në pronësi shtetërore), zbuloi dhe çrrënjësi 344 fidane nga bima “Kanabis Sativa”, me madhësi prej 55 deri 260 cm, si dhe zorrë për ujitjen e të njëjtës në gjatësi më të madhe, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana e ekipit të ekepertizës pranë SPB – Shkup, është kryer ekspertizë me ç’rast janë marrë mostra nga fidanet dhe i janë dorëzuar OKT-së pranë MPB-së, ndërsa gjithashtu janë konfiksuar zorra për vaditje dhe një vegël për shkak të përpunimit krim-teknik.

SPB – Shkup ndërmori masa për gjetjen e kryerësit pse kryerësit e veprës penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorëve” sipas nenit 215 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Pas ekspertizës së kryer dhe dokumentimit të plotë të rastit deri te Prokuroria publike themelore do të dorëzohet parashtresë adekuate

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *