Home / Lajme / Maqedoni / Ziadin Sela ia tregon vendin Maksimovskit

Ziadin Sela ia tregon vendin Maksimovskit

28 gusht-
Pas këtij prononcimi të kryetarit të Komunës së Strugës, drejtori i shkarkuar Vasil Maksimoski, pa shumë kundërshti ia ka dorëzuar çelësat e zyrës në dorë kryetarit Sela”.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela i shoqëruar nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, sipas dëshmitarëve okularë gjatë ditës së djeshme, ka qëndruar në ambientet e shkollës së mesme ”Niko Nestor”, ku i ka kërkuar Vasil Maksimoskit, drejtorit të shkarkuar të këtij institucioni arsimor, ta lirojë zyrën e tij. Burime të rezervuara për ”Strugalajm”, nga ky takim thonë se kryetari Sela, e ka njoftuar Maksimoskin se ai është i shkarkuar prej kohësh nga ana e Komunës së Strugës, dhe i ka sugjeruar që ta lirojë zyrën e drejtorit të shkollës ”Niko Nestor”.

Pas këtij prononcimi të kryetarit të Komunës së Strugës, drejtori i shkarkuar Vasil Maksimoski, pa shumë kundërshti ia ka dorëzuar çelësat e zyrës në dorë kryetarit Sela”.

Para më shumë se një muaj autoritetet lokale, e shkarkuan Vasil Maksimoskin, nga posti i drejtorit të shkollës së mesme profesionale “Niko Nestor”, si rezultat edhe i mosdakordimit me qasjen dhe praktikat që drejtori synonte t’i implementojë në këtë institucion arsimor, të cilat ishin në kundërshtim sipas vendorëve me orientimet e Komunën së Strugës në cilësinë e themeluesit të shkollës.‏

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *