Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr ne lagjen Kolonia ne Skup- nje i vdekur

Zjarr ne lagjen Kolonia ne Skup- nje i vdekur

19.08.2013… Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që sot ka përfshirë pallatet e banimit në lagjen Kolonia në Shkup

Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer se zjarri ka shpërthyer sot në mëngjes në një byrektore që gjendej në katin përdhes të pallatit të banimit dhe më pas nga flakët dhe instalimet elektrike janë përfshirë edhe apartamentet e banimit.

Menjëherë pas zjarrit kanë ndërhyrë ekipet e zjarrëfikësve që kanë lokalizuar zjarrin. Nga pastrimi i hapsirave të djegura është gjetur trupi i pajetë i 66 vjeçarit Bogoe.S. Policia theksoi se viktima është ngulfatur dhe ka ndërruar jetë nga tymi i dendur.

Deri tani nuk janë të njohura shkaqet e sigurta të shpërthimit të këtij zjarrit që ndodhi në këtë lagje në afërsi të burgut Idrizovë në Shkup. (INA)

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *