Home / Sport / Zyrtare: FFM me zëdhënës shqiptar

Zyrtare: FFM me zëdhënës shqiptar

Ajo që flitej tani më një kohë, është zyrtarizuar këto ditë, pasi nën-kryetari i ri, Muhamed Sejdini ka konfirmuar se prej 1 gushtit, FFM-ja përveç zëdhënësit maqedon, tani më ka edhe një shqiptar.

Gjuha shqipe është zyrtarizuar në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, pasi shtëpia e futbollit vendor për herë të parë në histori ka punësuar zëdhënës shqiptar. Ajo që flitej tani më një kohë, është zyrtarizuar këto ditë, pasi nën-kryetari i ri, Muhamed Sejdini ka konfirmuar se prej 1 gushtit, FFM-ja përveç zëdhënësit maqedon, tani më ka edhe një shqiptar. Nga FFM-ja kanë vendosur që këtë pozitë t’ia besojnë gazetarit të sportit të TV Alsat-M, Faton Zylbehari. Me angazhimin e zëdhënësit, duhej që të startojë edhe puna e ueb-faqes së FFM-së, në gjuhën shqipe, mirëpo e njëjta ende është në përpunim e sipër dhe pritet së shpejti të jetë në funksion. Nën-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini, paralajmëron se përveç zëdhënësit, në federatë së shpejti do të ketë edhe një punësim tjetër nga tabori shqiptar, në postin e zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të federatës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *