Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi u takuan me ambasadorë të vendeve-anëtare të OSBE-së

Ahmeti dhe Thaçi u takuan me ambasadorë të vendeve-anëtare të OSBE-së

13 shtator-Sipas tij, këto çështje nëse janë pjesë e marketingut të dikujt, pasojat mund të jenë të pa kontrollueshme. “Definitivisht u tregua se BDI-ja nuk është parti shqiptare, nuk e mbron interesin e shqiptarëve dhe krejt kjo politikë virtuale e vajtje-ardhjeve nëpër Athinë e Bullgari, plasi sherri këtu,” nënvizoi kreu i PDSH-së.

Kryetarët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, mbrëmë në zyren e Misionit të OSBE-së në Tetovë u takuan me ambasadorë të vendeve-anëtare të OSBE-së.

Sipas dy liderëve partiakë, tema kryesore për bisedë kanë qenë situatat aktuale në vend dhe rajon, me theks të posaçëm në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e Maqedonisë me fqinjët dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Rajoni në tërësi është në drejtim të mirë për instalimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë, por ai ende nuk i ka shmangur të gjitha rreziqet të cilat në Ballkanin Perëndimor përsëriten në mënyrë ciklike, posaçërisht nëse rajoni del nga fokusi i bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash SHBA-së, BE-së dhe NATO-s. Rajoni ende ka nevojë që në të të investohet dhe të punohet në instalimin e vlerave të mira të cilat neve na afrojnë drejt BE-së dhe NATO-s dhe të krijojmë ura të komunikimit mes vendeve në rajon”, deklaroi Ahmeti.
Lideri i partisë më të madhe opozitare PDSH në Maqedoni, Menduh Thaçi ka shprehur kritika të ashpra lidhur me bllokimin e kufirit me Kosovën, duke akuzuar fajtore drejtpërdrejt BDI-në e Ali Ahmetit.

“Në vitin 1999 ka pas luftë të tmerrshme dhe kufiri nuk është mbyllur, në vitin 2001 ka pas konflikt dhe kufiri ka funksionuar. Andaj dua të flas drejtpërdrejt me shqiptarët se kjo katërcipërisht e vërtetoi se vota e shqiptarëve për BDI-në është e kotë, ata nuk kanë kurrfarë force dhe askush nuk i bën hesap në këtë qeveri. Të gjithë shqiptarët që duan të votojnë BDI-në tash e tutje le të votojnë drejtpërdrejt për VMRO-në. Nuk diskutohet se ky veprim do të lërë pasoja të rënda mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kudo që jetojnë shqiptarët. Është një veprim arbitrar që i takon shekullit të 15”, theksoi Thaçi. Sipas tij, këto çështje nëse janë pjesë e marketingut të dikujt, pasojat mund të jenë të pa kontrollueshme. “Definitivisht u tregua se BDI-ja nuk është parti shqiptare, nuk e mbron interesin e shqiptarëve dhe krejt kjo politikë virtuale e vajtje-ardhjeve nëpër Athinë e Bullgari, plasi sherri këtu,” nënvizoi kreu i PDSH-së.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit, kryetari i PDSH-së tha se nuk pret zgjidhje të shpejt dhe procesi do të degradohet.

“Si duket zgjidhje të shpejt nuk do të ketë dhe kjo nuk është lajm i mirë as për qeverinë as për të gjithë qytetarët, situata do të vazhdojë të degradohet. Greqisë nuk i kushton asgjë kjo politikë, është vetëm një deklaratë, ndërsa Maqedonisë i kushton perspektivë. Krejt kjo është në kuadër të komplikimit të situatës”, theksoi Thaçi, pas një takimi që zhvilloi me 24 ambasadorë të shteteve anëtare të OSBE-së.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *