Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti përshëndet lirimin e Fatmir Limajt

Ahmeti përshëndet lirimin e Fatmir Limajt

18 shtator-Njëkohësisht, nëpërmjet të Ambasadorit të Kosovës, Kryetari Ahmeti uroi Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë për vendimin e djeshëm të Gjykatës në Prishtinë për ti shpallur të pafajshëm dhe për ti liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte. Me këtë vendim, edhe një herë u vërtetua drejtësia e luftës së ushtrive tona çlirimtare.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe aqedonisë si dhe për situatën politike në Kosovë dhe Maqedoni, por edhe zhvillimet në rajon dhe integrimet EuroAtlantike.

Z. Ahmeti dhe Z. Hysa u pajtuan që dy vendet duhet të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale me mirëkuptim dhe ndihmë për njeri tjetrin në të gjitha fushat, si ato ekonomike, por edhe ato politike.

Kryetari Ahmeti theksoi që dialogu permanent midis Kosovës dhe Maqedonisë është preventiva më e mirë për tejkalimin e të gjitha mosmarrëveshjeve eventuale dhe në këtë vazhdë propozoi themelimin e një Komisioni të Përbashkët për ti menaxhuar të gjitha çështjet midis Prishtinës dhe Shkupit që do ta përmirësonte komunikimin dhe bashkëpunimin midis vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që parimi i fqinjësisë së mirë është shumë i rëndësishëm dhe që të dy vendet duhet të bëjnë përpjekje maksimale për afrim midis vete dhe për zbatim të reformave të nevojshme për integrim EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti dhe Hysa gjithashtu folën për zhvillimet politike në vend, me ç’rast Ahmeti theksoi përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim për arritje të zgjidhjes së çështjes së emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Njëkohësisht, nëpërmjet të Ambasadorit të Kosovës, Kryetari Ahmeti uroi Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë për vendimin e djeshëm të Gjykatës në Prishtinë për ti shpallur të pafajshëm dhe për ti liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte. Me këtë vendim, edhe një herë u vërtetua drejtësia e luftës së ushtrive tona çlirimtare.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *