Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti. Republika Veriore e Maqedonise ose Maqedonia e Eperme

Ahmeti. Republika Veriore e Maqedonise ose Maqedonia e Eperme

Shkup, 8 shtator- Është i nevojshëm kompromis për emrin, Republika Veriore e Maqedonisë apo Maqedonia e Epërme është i pranueshëm për ne shqiptarët.

Shkup, 8 shtator- Është i nevojshëm kompromis për emrin, Republika Veriore e Maqedonisë apo Maqedonia e Epërme është i pranueshëm për ne shqiptarët.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i BDI-së Ali Ahmeti për gazetën greke “Katimerini”, raporton korespodenti i Kanal 5 nga Athina. Ahmeti pas takimeve me ministrat grek për punë të jashtme dhe mbrojtje, ka prezantuar pozicionet e veta.

Ai ka pohuar se shefit të diplomacisë greke dhe zv/kryeministrit Evangelos Venizelos ia ka ptencuar nevojën për bashkëpunim sa më të frytshëm, dhe se është e nevojshme që Greqia të na ndihmojë rreth integrimeve. “BDI ka marrë nismë që në mënyrë dinamike të kyçet faktori shqiptar në procesin e gjetjes së zgjidhjes për emrin.

Shqiptarët në FYROM janë element përbërës dhe kemi përgjegjësi për fatin e tyre. Pasi që nuk jemi pakicë që ka ardhur nga ndonjë shtet tjetër. Ne jemi atje dhe na intereson çdo potez politik dhe çdo vendim për emrin apo procesin integrues dhe nuk lejojmë që dikush tjetër të vendos për fatin tonë.

Aq sa mban përgjegjësi Nikolla Gruevski, aq ka pëegjegjësi edhe Musa Xhaferi si zv/kryeministër apo unë si lider i partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë Ahmeti. Ai ka porositur se Brukseli dhe SHBA-të mbështesin tentimet e Nimicit, dhe se Maqedonia zgjidhje tjetër nuk ka që përmes kompromisit të hapen dyert e NATO-s e BE-së.
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services 0

(304 herë i lexuarAhmeti

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *