Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon ambasadorin e BE-së Aivo Orav

Ahmeti takon ambasadorin e BE-së Aivo Orav

11 shtator-mbasadori Orav shprehu shqetësimin e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën e krijuar midis Maqedonisë dhe Kosovës pas bllokadave të ndërsjella midis dy vendeve si dhe u interesua për vizitën e Kryetarit Ahmeti në Athinë si dhe për zhvillimet vendore politike.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë z. Aivo Orav, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoni.Ambasadori Orav shprehu shqetësimin e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën e krijuar midis Maqedonisë dhe Kosovës pas bllokadave të ndërsjella midis dy vendeve si dhe u interesua për vizitën e Kryetarit Ahmeti në Athinë si dhe për zhvillimet vendore politike. Kryetari Ahmeti njohtoi Ambasadorin Orav që mbrëmë ka zhvilluar një bisedë me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi, me të cilin janë dakorduar që kjo situatë duhet të tejkalohet sa më shpejtë dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave. Pas bisedave të djeshme dhe të sotme të z. Ahmeti me z. Kuçi, Zëvendës Kryeministri Kosovar Kuçi do të vizitoj nesër Shkupin dhe do të zhvillojë takime në Qeverinë e Maqedonisë për ta tejkaluar këtë situatë. Në lidhje me zhvillimet tjera, Kryetari Ahmeti foli rreth vizitës së tij në Athinë dhe takimet me Zëvendës kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm grek, Venizelos si dhe me Ministrin e Mbrojtjes, Avramopulos. Greqia tregoi gatishmëri për ta ndihmuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por për ta bërë këtë kërkon të zgjidhet çështja e emrit. Çdo vonesë me zgjidhjen e emrit ka pasoja për vendin dhe rajon sepse çdo stagnim sjell pasiguri dhe regres. Kryetari Ahmeti apeloi deri tek brukseli zyrtar që të angazhohet më tepër sepse Maqedonia gjindet para zgjidhjes së dy rrugëve, integrimit në BE dhe NATO ose izolimit. Kryetari Ahmeti theksoi që komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet bashkarisht me ne në ruajtjen e vlerave të arritura bashkë sepse ato po rrezikohen me mos integrimin e vendit në NATO dhe BE.Kryetari Ahmeti mirëpriti arritjen e marrëveshjes në komisionin hetimor mpër zngjarjet e 24 dhjetorit duke theksuar shpresën që gjëra të tilla mos të ndodhin më. Bashkëbiseduesit gjithashtu folën për çështjet që sndërlidhen me lirinë e mediave, sundimit e ligjit, korupcionin, etj.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *