Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti vizitë në Bruksel

Ahmeti vizitë në Bruksel

29 shtator-Në fund, Kryetari Ahmeti rikthehet në Bruksel për ta takuar Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Z. Aleksandër Vershbau me të cilin do të diskutojë rreth urgjencës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nevojën e angazhimit sa më të madh ndërkombëtar.

Në vigjilje të botimit të raportit të BE për përparimin e Maqedonisë më 16 tetor si dhe samitit të dhjetorit të Bashkimit Evropian, Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti do të vijojë përpjekjet e kombinuara vendore dhe ndërkombëtare për ta nxitur proçesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në këtë vazhdë, në 10 ditët e ardhshme, Kryetari Ahmeti do të vizitoj Brukselin, Parisi n dhe Hagën për tu rikthyer edhe njëherë në Bruksel në fund të vizitës. Kryetari Ahmeti do të shoqërohet nga Zëvendës Kryeministri për BE, Fatmir Besimi, dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit Ahmeti, Artan Grubi.Me rastin e vizitës së Kryetarit Ahmeti në Bruksel, Qendra për Studime Evropiane do të organizojë tryezë të rrumbullakët mbi perspektivat e Maqedonisë.Në Bruksel, Kryetari Ahmeti do të realizojë takime në të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Komisarin për Zgjërim, Stefan Fyle, Drejtorin Menaxhues për Evropë dhe Azi në Shërbimin e Jashtëm të BE, z. Luiz Filipe Fernandez De La Pena, Këshilltarët e Presidentit të BE Van Rompuj, Sharlote Samerlin dhe Pedro Serano, Eurodeputetin nga partitë e djathta, Eduard Kukan, Eurodeputetin nga partitë e majta, z. Riçard Hovit, i cili njëkohësisht është edhe raportues për Maqedoninë në parlamentin Evropian.Vizita pastaj vijon në Pariz ku Kryetari do të vizitojë residencën presidenciale françeze në Pallatin e Elisesë për t’ia përcjellur këshilltarit të Presidentit Holland për çështje të BE dhe Ballkanit, zFabien Penone, mirënjohjen tonë për qëndrimet e Presidentit Hollane mbi kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë.Gjithashtu, Kryetari Ahmeti do të udhëtojë për në Hagë ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm Holandez Timmermenr si dhe do të zhvillojë takime të tjera në Holandë dhe në Francë.Në fund, Kryetari Ahmeti rikthehet në Bruksel për ta takuar Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Z. Aleksandër Vershbau me të cilin do të diskutojë rreth urgjencës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nevojën e angazhimit sa më të madh ndërkombëtar.Gjithashtu në Bruksel, Kryetari Ahmeti do të realizojë një takim me drejtorin e sapoemëruar të BE për zgjërim, Kristian Danielson, si dhe do të shtrojë drekë për disa përfaqësues permanent të vendeve anëtare të
BE në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *