Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti në Athinë në takim me Venizelos

Ali Ahmeti në Athinë në takim me Venizelos

2 shtator-MPJ-ja greke, në paralajmërimin për takimin Ahmeti-Venizelos kumtoi vetëm se shefi i diplomacisë greke do të takohet me liderin e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, e cila është pjesë e koalicionit në pushtet. Informata të tjera tani për tani nuk janë kumtuar.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Athinë do të takohet me shefin e doplimacisë greke dhe zëvendëskryeministër, Evenagelos Venizelos.

Sipas BDI-së, takimi është vazhdim i fushatës intensive të liderit të partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni për integrimin e vendit tonë në NATO dhe në BE.

“Aktivitetet tona për ndihmë integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE do të vazhdojnë edhe në vende të tjera – mike, të cilat dëshirojnë të ndihmojnë në procesin e anëtarësimit në strukturat euroatlantike”, qëndron në kumtesën e BDI-së.

MPJ-ja greke, në paralajmërimin për takimin Ahmeti-Venizelos kumtoi vetëm se shefi i diplomacisë greke do të takohet me liderin e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, e cila është pjesë e koalicionit në pushtet. Informata të tjera tani për tani nuk janë kumtuar.

Mediuemt greke deri më tani nuk treguan interesim të madh për takimin e sotëm, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Informatën e kumtuan disa portale informative të cilat lajmëruan se takimi mbahet me kërkesë të Ahmetit dhe e transmetuan deklaratën e shefit të kabinetit të tij, Artan Grubi se vizita e liderit të BDI-së në Athinë është pjesë e përpjekjeve të partisë për t’u gjetur zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit, me qëllim që të sigurohet integrimi i Maqedonisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Grubi shtoi se përveç Athinës, Ahmeti do të vizitojë edhe kryeqytete të tjera evropiane, të cilat mund të ndihmojnë në tejkalimin e pengesave për hyrje të Maqedonisë në BE dhe në NATO.

Sipas mediumeve greke, fokusi i bisedimeve ndërmjet Venizelos dhe Ahmetit pritet të jetë çështja për emrin e Maqedonisë dhe perspektiva evropiane dhe euroatlantike e vendit.

Krahas Grubit, Ahmetin në Athinë e shoqëron edhe zëvendëkryeminsitri Musa Xhaferi.

Ky është takimi i dytë zyrtar gjatë këtij viti e ministrit grek të Punëve të Jashtme me një delegacion nga Maqedonia, dhe atë vetëm me anëtarë të BDI-së. Në maj, shefi i atëhershëm i diplomacisë greke Avramopulos u takua me zëvendës kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *