Home / Lajme / Maqedoni / Arrestime masive të trafikantëve të drogës dhe pastrimit të parave

Arrestime masive të trafikantëve të drogës dhe pastrimit të parave

19 Shtator – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë sot nga orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjërë të arrestimeve të personave të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Operacioni siç bëhet e ditur nga kjo ministri po zhvillohet në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.

Arrestimet janë bërë në qytetet e Shkupit, Tetovës, Velesit, Kavadarcit dhe qytete tjera, ku janë arrestuar një grup personash, të cilët janë të akuzuar dhe dyshuar për trafikim me lëndë narkotike dhe për pastrim parash.

MPB theksoi se aksioni po realizohet pas hetimeve të gjata të zhvilluara bashkërisht me policinë gjermane. Për sot pasdite janë paralajmëruar hollësi të tjera.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *