Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen ‘mbrojtësit e parkut’

Arrestohen ‘mbrojtësit e parkut’

12 shtator-“Gjithçka ndodhi shumë shpejt si nëpër filma, fillimisht i fikën dritat në bulevardin aty pranë dhe më pas erdhën me një numër të madh të veturave policore, na arrestuan dhe na dërguan në stacionin policor në Kisella Vodë, nuk na u kumtuan arsyet pse na arrestuan, por për na thanë se do ta kuptojmë më vonë”, u shpreh Darko Atanasovski, këshilltarë në Komunën Qendër.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, policia ka arrestuar dhjetëra persona tek parku në afërsi të hotelit Bristol në Qendër të Shkupit. Grupi i ashtuquajtur ‘Mbrojtësit e parqeve’ thonë se ata kanë qenë duke protestuar në mënyrë të qetë me qëllim mbrojtjen e hapësirave të gjelbra dhe nuk kanë shkelur asnjë ligj. Ata thonë se për arrestimin e 11 personave janë dërguar rreth 200 policë.

“Ne ende jemi në shok nga ajo që ndodhi mbrëmë dhe vërtet ne kemi një dilemë dhe pyetje, cili është ai në MBP që ka bërë përllogaritjen se në një park të vogël ku kishte 11 persona duhet tu dërgohen 400 policë, dhjetëra vetura policore dhe barrikada me qëllim që në vendin ku po qëndronin 11 persona që protestonin në mënyrë të qetë e të cilët sipas policisë kanë qenë duke ngrënë fara të lule diellit dhe me këtë kanë prishur qetësin publike dhe pastërtinë”, tha Irena Cvetkoviq, ‘Mbrojtëse e Parkut-Bristol’.

Njëri nga të arrestuarit është edhe këshilltari i Komunës Qendër nga radhët e LSDM-së, Darko Atanasovski. Ai tha se mbrëmë ishte aty për të mbrojtur parkun dhe gjatë arrestimit dhe mbajtjes në stacionin policor nuk i është dhënë asnjë arsyetim.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt si nëpër filma, fillimisht i fikën dritat në bulevardin aty pranë dhe më pas erdhën me një numër të madh të veturave policore, na arrestuan dhe na dërguan në stacionin policor në Kisella Vodë, nuk na u kumtuan arsyet pse na arrestuan, por për na thanë se do ta kuptojmë më vonë”, u shpreh Darko Atanasovski, këshilltarë në Komunën Qendër.

Reagim i VMRO-DPMNE-së në deklaratën e nënpresidentit të LSDM-së, Mançevski

LSDM-ja edhe më tutje vazhdon me angazhimin e ushtarëve partiakë të cilët duhet të krijojnë konflikt të vetëdijshëm për 5 pemë dhe park prej 483 metra katrorë para hotelit Bristol, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së për deklaratën e nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski.

Ky skenar nën regji të LSDM-së potencojnë nga VMRO-DPMNE-ja, veçmë është parë disa herë.

“Njerëzit e njejtë të cilët kemi pasur mundësi t’i shohim në shumë të ashtuquajtura protesta të pavarura një herë nën emrin AMAN, pastaj në të ashtuquajturin OTPOR (REZISTENCË), ato janë njerëzit e njejtë të cilët ishin edhe delegatë të kongresit të LSDM-së, familjarë të fuksionerëve të lartë të LSDM-së, tani paraqiten si mbrojtës të 5 pemëve. Më shumë se e pamohueshmja është se arsyeja nuk janë pemët por krijimi i vetëdijshëm i konfliktit, diçka që LSDM-ja më së miri di ta bëjë, që aspak nuk është në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në reagim.

VMRO-DPMNE-ja ofron alternativa për mbjelljen e rreth 10.000 pemëve të reja me paratë e komunaleve nga objekti i SRD-së i cili duhet të ndërtohet në komunën e Qendrës.

“Me këtë treguam se ashtu si deri tani kujdesemi për rindërtimin dhe mbjelljen e gjelbërimit të ri, si në komunën e Qendrës ashtu edhe në të gjithë Maqedoninë. Por, LSDM-ja dhe Andrej Zhernovski e refuzuan atë alternativë me çka e treguan sjelljen e tyre hipokrite. Mbrojnë 5 drunj të vjetër, ndërsa e refuzojnë propozimin të mbillen 10.000 të rinj. Nuk ka njeri normal i cili mund ta kuptojë logjikën e tyre”, qëndron në reagim.

Qytetarët veçmë i mësuan këto metoda të veprimit përmes bllokadave dhe krijimit të konflikteve, nënvizohet në reagimin me letër të VMRO-DPMNE-së dhe shtohet se ato janë metodat e njëjta të veprimit si në kohën e Branko Cërvenkovskit.
Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski e dënoi arrestimin e “parkmbrojtësve” të një këshilltari dhe drejtorit të Parqeve të Komunës Qendër në orët e hershme të mëngjesit.

“Aksioni i policisë në orët e hershme të mëngjesit dhe arrestimi i “parkmbrojtësve”, na ka kthyer në kohërat për të cilat kemi menduar se është e kaluar. Dyqind forca speciale të 10 personave, të cilët e kanë mbrojtur parkun para hotelit Bristol është dëshmi se kemi punë me pushtet totalitar”, tha Zhernovski.

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se bëhet fjalë për aktivitete të rregullta dhe ligjore të policisë me qëllim parandalimin e uzurpimit të pronës së huaj me qëllim krijimin e kushteve për pronarin e tokës që të mund të realizojë të drejtat e tij në pajtim me ligjin. Grupi i ashtuquajtur ‘Mbrojtësit e parqeve’ në shenjë proteste për prerjen e drunjve në parkun përballë Bristollit tash disa muaj kanë vendosur tenda për të parandaluar ndërtimin e ndërtesës së KRD-së.

Reagim i MPB-së në deklaratat e Zhernovskit
Tani më askënd nuk e befasojnë tentimet për manipulime dhe plasimi i gënjeshtrave, sepse është mjaft e pritur mosangazhimi dhe mosnjohja e rregullativës ligjore, si dhe mungesa prej një jave nga puna dhe ahengjet gjatë tërë natës në Slloveni që të mbulohen në mënyrë të tillë joserioze, është reagimi i MPB-së në deklaratat e kryetarit të komunë Qendër Andrej Zhernovski dhe nënkryetarit të LSDM-së Damjan Mançevski.

Qytetarët e qytetit të Shkupit dhe të komunës Qendër dhe tërë shteti, nënvizohet në reagim, shtatë herë me radhë në shumicë të madhe e kanë hedhur poshtë politikën e tillë destruktive, duke dhënë mbështetje në ndërtimin e një të ardhme me prosperitet.

“Me pjesëmarrjen e sotme Zhernovski dhe Mançevski dëshmuan katër punë. Shfrytëzuesi i tokës përmes komunës Qendër e ka marrë tërë dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Personat të cilët e kanë uzurpuar tokën e kanë bërë këtë në mënyrë politike, në mënyrë arbitrare dhe jashtë nga të gjitha ligjet e vlefshme, duke i shkaktuar dëm material shfrytëzuesit. Asistimi policor është në pajtim me normat ligjore dhe nuk ka asnjë parashtresë ose ankesë të veprimit policor”, sqarohet në reagimin me shkrim të MPB-së.

Sipas MBP-së, kreu i LSDM-së ose nuk e njeh rregullativën ligjore ose me qëllim ndalet në anën e ndëshkuesve të ligjit.

“LSDM-ja praktikisht propozon se kush dëshiron, kur do të dëshirojë mund të hyjë në shtëpinë e çdokujt dhe institucionet nuk guxojnë të ndihmojnë edhe pse qytetari posedon dëshmi për pronësi. Qytetarët janë në dijeni se detyrimi i politikës së tillë të mosrespektimit të ligjeve, arbitrazhi dhe anarkia është fatale për çdo shtet. Qytetarët janë në dijeni se politika e tillë e mbrojtjes së interesave personale të dikujt dhe injorimi i ligjeve ndoshta ngjan në një të kaluar të errët të Maqedonisë nga koha e Branko Cërvenkovskt, por jo edhe i vendit aspirant për hyrje në asociacionet euro-atlantike”, thuhet në reagim.

MPB-ja ka punuar, punon dhe do të vazhdojë të punojë në pajtim me ligjet, duke vepruar pa klasifikim edhe në mbrojtjen e demokracisë, qëndron në reagimin me shkrim.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *