Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet në Bllacë Harun Haxhibuliq

Arrestohet në Bllacë Harun Haxhibuliq

Shkup, 30 shtator- Harun Haxhibuliq mbrëmë është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë, bëjnë të ditur burime policore, transmeton Press24.

Policia ka ngritur fletëarrest pas Haxhibuliqit pas ai nuk u është përgjigjur ftesave të shumta të gjyqit për nënshtrim të dënimit me burg. Ai është arrestuar gjatë tentimit për të braktisur shtetin dhe kur policia ka dashur të arrestojë, ai ka dalë nga vetura dhe ka nisur të ikë. Por, zyrtarët policor kanë filluat të shtyjnë pas tij, gjë qe e ka detyruar të dorëzohet.

Ai ka pësuar pa lëndime nga ky aksion i policisë. Harun Haxhibuliq është dënuar më 18 muaj burg për asistim në vrasjen e Mirsad Krieshtorac tek Salla universale në Shkup.

Pjesën më të madhe të burgut Haxhibuliq e ka kaluar në paraburgim, ndërsa policia e ka kërkuar atë pasi që kanë munguar disa ditë për të realizuar në tërësi burgun. Për rastin e njëjtë, Jasmin Leskovica ka fituar 12 vjet burg si ekzekutor direkt i vrasjes.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *