Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë falënderim për banorët e Pollogut

Asnjë falënderim për banorët e Pollogut

Solidarizimi i banorëve të Pollogut ka qenë I madh në atë kohë dhe gjithkush ka ndihmuar pa asnjë mbulesë.Krahas njerëzve që kam transportuar poashtu në ditët e para pas tërmetit kemi marrë pjesë bashskërisht shqiptarë dhe maqedonas në shëptimin e viktimave që ishin gjallë dhe largimin e tyre. Pas asaj, shteti I Jugosllavisë, ndau mirënjohje për ata që morën pjesë aktive në atë aksion gjithpopullor. Por Tashmë nuk dëgjohet asnjë fjalë, askund nuk përmenden shqiptarët se kanë ndihmuar”, thotë Durmishi

Se shqiptarët e Pollogut kanë ndihmuar në shpëtimin e njerëzve të cilët ndodheshin nën gërmadhat e ndërtesave të cilët u rënuan gjatë tërëmetit në Shkup të vitit 1963, tregon Zejnulla Durmishi, banor i fshatit Kamjan të Tetovës. Ai thotë se në atë kohë ka punuar si shofer autobusi në një ndërmarrje shtetërore dhe më pas ka marrë pjesë aktive në nxjerrjen njerëzve të cilët ndodheshin nën gërmadha. 50 vite pas këtij tërmeti, ai rrëfen se asnjëherë mundi dhe djersa e shqiptarëve të Pollogut, të cilët morrën pjesë për shpëtimin e njerëzve pas tërmetit nuk u është shpërblyer, madje asnjëherë nuk është përmendur edhe një fjalë e mirë se edhe shqiptarët morrën pjesë aktive në atë aksion.“Në atë kohë me qindra banorë të Pollogut kanë marrë pjesë në largimine banorëve që ndodheshin nën gërmadha dhe në rindërtimin e të njejtit. Solidarizimi i banorëve të Pollogut ka qenë I madh në atë kohë dhe gjithkush ka ndihmuar pa asnjë mbulesë.Krahas njerëzve që kam transportuar poashtu në ditët e para pas tërmetit kemi marrë pjesë bashskërisht shqiptarë dhe maqedonas në shëptimin e viktimave që ishin gjallë dhe largimin e tyre. Pas asaj, shteti I Jugosllavisë, ndau mirënjohje për ata që morën pjesë aktive në atë aksion gjithpopullor. Por Tashmë nuk dëgjohet asnjë fjalë, askund nuk përmenden shqiptarët se kanë ndihmuar”, thotë Durmishi.Ai thotë se edhe në atë kohë, në pjesë lu jetojnë shqiptarët matanë lumit Vardar udhëheqësit maqedonas nuk kanë dërguar ekipe për shpëtim. Sipas tij, aksioni për shpëtimin e shqiptarëve që ndodheshin nën gërmadha ka filluar katër ditë me vonesë.“Ekipet e shpëtimit që udhëhiqeshin nga maqedonasit, përparësi i jepnin pjesës me popullatë shumicë maqedonase.Shqiptarët që jetonin në pjesën tjetër të Vardarit ishin lënë me ditë të tëra nën gërmadha. Pata disa dikutime të ashpra me udhëheqësit e ekipeve se edhe në atë pjesë duhet të dërgohen shpëtimtarë dhe pastaj u dërguan por me vonesë ndërsa gjatë intervenimeve për shpëtim ka pasur edhe shumë padrejtësi të tjera”, thotë Durmishi.Zejnulla Durmishi, tashmë një pensionist, thotë se ka një vëretetim nga shteti i atehërshëm i Jugosllavisë që ka marrë pjesë në atë aksion, por manifetsimet e fundit ku është përkujtuar tërmeti I SHkupit, në asnjë moment nuk janë falënderuar shqiptarët e Pollogut për mundin e dhënë.Ai për këtë fakt është I revoltuar dhe thotë se shteti ka pasur mënyra dhe metoda që të shpreh falënderime por këtë nuk e ka bërë.Urim HASIPI Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *