Home / Lajme / Maqedoni / Athina :Afera ‘Spiuni’ e fabrikuar,

Athina :Afera ‘Spiuni’ e fabrikuar,

18 shtator-Sipas gazetës, nga burime qeveritare në Athinë bëhet e ditur se nuk ka asnjë lloj përfshirje të ndonjë zyrtari grek në aksionin “Spiuni” në Shkup, ku u ndaluan 20 persona për spiunim dhe veprime kriminale.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot se nuk ka involvim të ndonjë zyrtari grek në aferën e ashtuquajtur të ndalimit të një rrjeti të spiunimit në Maqedoni.

Sipas gazetës, nga burime qeveritare në Athinë bëhet e ditur se nuk ka asnjë lloj përfshirje të ndonjë zyrtari grek në aksionin “Spiuni” në Shkup, ku u ndaluan 20 persona për spiunim dhe veprime kriminale.

Gazeta vlerëson se bëhet fjalë për një aferë të fabrikuar dhe se Shkupi po tenton të përfshijë Greqinë në spiunim.

“Publikimi i aferës së spiunimit duke përmendur jozyrtarisht Greqinë po rrit termometrin e antihelenizmit në Maqedoni, ndërsa opozita e vlerëson këtë aferë si operacion për futur frikë midis qytetarëve në këtë vend”, shkruan gazeta. Sipas “Kathimerini” jozyrtarisht spekulohet se gjoja njëri nga personat e ndaluar ishte takuar me njerëz të shërbimit sekret grek në pushimoren Halkidiki.

Janë 20 persona të dyshuar dhe të akuzuar për spiunim dhe veprime kriminale, që po bashkëpunonin dhe i jepnin informacione shërbimeve sekrete greke dhe hungareze. Mes tyre shefi i kabinetit të kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes, ish-agjentë të shërbimit sekret dhe gazetarë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *