Home / Lajme / Maqedoni / Athina në ofensivë për kontestin e emrit

Athina në ofensivë për kontestin e emrit

23 shtator-“Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për perspektivat e zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe ish-republikës jugosllave të Maqedonisë, sidomos për rrjedhën e vizitës së fundit të ndërmjetësit Metju Nimic”, thuhet në komunikatën e zyrës për informim të OKB-së.

Kontesti i emrit ka qenë një nga temat kryesore të takimit midis sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe ministrit të jashtëm grek, Evangelos Venizelos.

Shefi i diplomacisë greke po qëndron në Nju Jork në takimin vjetor të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, por ai paraprakisht ka takuar sekretarin e përgjithshëm, Ki Moon.

Lajmin mbi takimin është informuar nga zyra për media e sekretarit të OKB-së.

“Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për perspektivat e zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe ish-republikës jugosllave të Maqedonisë, sidomos për rrjedhën e vizitës së fundit të ndërmjetësit Metju Nimic”, thuhet në komunikatën e zyrës për informim të OKB-së.

Ndërkohë, edhe Maqedonia do të marrë pjesë në Asamblenë vjetore të OKB-së, me ç`rast delegacioni qeveritar do të udhëhiqet nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i jashtëm, Nikolla Popovski.

Në Nju Jork sot në kuadër të përpjekjeve për kontestin e emrit do të zhvillohet një takim midis evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle dhe ndërmjetësit për emrin, Metju Nimic.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *