Home / Sport / Bajerni në alarm, tre titullarë dëmtohen

Bajerni në alarm, tre titullarë dëmtohen

uk dihet ende nëse Bajerni do bëjë më përforcime në merkato, në mënyrë që të mos ketë probleme kur dëmtohen 2-3 lojtarë.

Bajerni i Mynihut fitoi për herë të parë Superkupën e Europës. Por, finalja ndaj Çelsit u ka kushtuar shumë rekordmenëve gjermanë, pasi në atë ndeshje kanë mbetur të dëmtuar 3 lojtarë: Mario Gëce, Arjen Roben dhe Havi Martinez. Kurse Bastian Shvajshtaiger, pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Fraiburgut, refuzoi të merrte pjesë edhe me kombëtaren në dy ndeshjet e radhës. Zv. kapiteni vazhdon të ketë probleme me kaviljen. Gëce, me këmbën në allçi 37-milionëshi u aktivizua në fushë në minutën e 71-të duke zëvendësuar Mylerin. Pas një dyluftimi me Ramirez, Gëce mbetet i dëmtuar në kaviljen e djathtë dhe me dhimbje luajti deri në fund. Diagnoza e tij është dëmtimi i kaviljes së djathtë dhe, si pasojë, do mbajë këmbën një javë në allçi dhe më pas dy javë do jetë nën kujdesin e ortopedëve. Pas shumë kohësh vjen edhe dëmtimi i parë i Arjen Robenit. Në minutën e 96-të, ai zëvendësohet nga Shaqiri, pasi e kishte të pamundur të luante për shkak të dëmtimit të gjurit të majtë. Pas vizitës ditën e shtunë te mjeku Myler-Volfart, Roben evidentoi dëmtimin në gju, ndaj do bëjë pushim 3 ditë. Sforco e madhe ishte edhe për spanjollin Havi Martinez, për të cilin nuk ishte programuar të luante aq gjatë. Për shkak të minutave shtesë në Superkupë, ai sakrifikoi por dëmtimi i tij nuk ka qenë shumë serioz. Ai ka lënduar gjurin e majtë dhe, sipas mjekut të Bajernit, spanjolli do bëjë pushim 5 ditë. Ndërkohë, janë shtuar pacientët në infermierinë e Bajernit, ku numri i tyre ka shkuar në 5. Teksa Tiago ndjek kurën dhe pritet të rikthehet në nëntor, i dëmtuar vazhdon të jetë edhe Bastian Shvajnshtaiger. Zv.kapiteni ka qenë edhe në listën e trajnerit Joakim Lëv në dy ndeshjet ndaj Austrisë, më 6 shtator dhe Ishujve Faroe, por gjendja shëndetësore e tij ka bërë që ta refuzojë pjesëmarrjen. Nuk dihet ende nëse Bajerni do bëjë më përforcime në merkato, në mënyrë që të mos ketë probleme kur dëmtohen 2-3 lojtarë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *