Home / Lajme / Maqedoni / Banorët kërkojnë mos ndërtohet shtëpia përmirësuese (VIDEO)

Banorët kërkojnë mos ndërtohet shtëpia përmirësuese (VIDEO)

Tetovë, 17 Shtator – Këshilli iniciativ i tre fshatrave Vollkovijë, Stençe dhe Çegran, sërish ka dalur me nëj reagim ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtorisë për sanksione.

Në reagim qëndron se tre fshatrat tashmë që tre vjet mundohen në mënyrë të kulturuar që të bindin institucionet që të heqin dorë nga ndërtimi i shtëpisë edukuese-përmirësuese. “Zhagitjen e deritanishme e kemi kuptuar si pjekuri të pushtetarëve, por jemi të zhgënjyer për ngjarjet e fundit. Ministria e Drejtësisë përmes drejtorisë për sanksione sërish luan me banorët tonë, duke zgjedhur firmën Zhikol nga Strumica si kryerës të punëve ndërtimore. Do të thotë përfundimisht nuk ka mëshirë dhe mirëkuptim për këta 5 mijë njerëz të cilët me djersë dhe mund sigurojnë ekzistencën në këtë kohë të vështirë. Shteti është i gatshëm që të sigurojë 4, 5 milion euro për ndërtim të një objekti i cili do të ketë pasoja negative për banorët, dhe nuk është i gatshëm që të jep të paktën një përqind që të hapet ambulantë, shkollë, park dhe të urbanizohen vendbanimet tona.Turp!”, thuhet në një reagim të lëshuar nga këshilli iniciativ i vendbanimeve Stençe, Vollkovijë dhe Çegran.Më tej në reagim thuhet se objekti do të ndërtohet në vendin e vetëm për kullosa kurse praktikisht banorët përmes kësaj sigurojnë ekzistencë. “Ku është siguria? Këta fshatra nuk regrutojnë delikuent, por do të jenë cak nga ana e tyre. Nuk ka javë që nuk dëgjojmë për lloje të ndryshme të veprave të cilët i kryejnë delikuentët. Përmes ndërtimit të rrjetit të kanalizimit për këtë objekt, do të ndotet uji i pijshëm në këtë fshat” thuhet në reagimin e këshillit iniciativ të fshatrave Vollkovijë, Stençe dhe Çegran. Ata bëjnë thirje që zgjidhje për këtë objekt të gjendet në ndonjë vend sa më larg tyre.Ndryshe, sipas informatave të fundit nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Sanksioneve, objekti i shtëpsië edukativo-përmirësuese do të fillojë të ndërtohet gjatë muajit tetor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *